Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dikur ishte frika, sot vota blihet me para të thata

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Dikur ishte frika, sot vota blihet me para të thata

Fred Abrahams/Shqiptarët do të shkojnë në votime të dielën për zgjedhjet parlamentare – vota e nëntë kombëtare që kur pluralizmi politik u bë legal më 1990.

Vendi ka ndryshuar në mënyrë radikale që nga ditët e zymta të sundimit njëpartiak, kur një fletë votimi e pashënuar nënkuptonte një votë për Partinë e Punës. Por, gjurmët e totalitalizmit janë të thella dhe demokracia mbetet një objektiv iluziv.

Mbushja e kutive të votimit dhe frikësimi i votuesve është lënë pas bashkë me skemat piramidale të viteve 1990 por partitë sot përdorin patronazhin dhe paratë e thata. Për të ndikuar mbi median, llogaritë bankare kanë zëvendësuar shkopinjtë e gomës.

Siç kanë bërë që nga viti 1990, të dy partitë kryesore janë në garë për kontroll – Partia Socialiste, trashëgimtarët e Partisë së Punës, dhe Partia Demokratike, e para parti opozitare pas rënies së Komunizmit. Që të dyja lavdërojnë Evropën, ekonominë e tregut dhe luftën e perëndimit kundër terrorizmit por ato përfaqësojnë stile shumë të ndryshme, sektorë dhe interesa biznesi të vendit.

Në një ndryshim domethënës, muajin e kaluar socialistët dhe demokratët ranë dakord që t’i kthejnë kurrizin partisë së tretë të vendit, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila vazhdimisht ka luajtur rolin e të tretës bllokuese për të dyja palët, duke përfituar me bollëk nga roli disproporcional që ka pasur. Këtë vit, të dyja partitë e konsideruan çmimin tepër të lartë dhe shpresojnë se do ta kapin kurorën të gjithën për vete.

Socialistët dhe kryeministri i tyre aktual Edi Rama po udhëheqin sondazhet dhe gëzojnë mbështetjen në kryeqytetet e Perëndimit por aftësia e tyre për të fituar të vetëm mbetet e paqartë.
Tensionet mbeten të larta dhe vetëm një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA muajin e kaluar i dha fund bojkotit të zgjedhjeve nga Partia Demokratike. Zgjedhjet e duhura janë thelbësore për integrimin Evropian të Shqipërisë, thanë ndërmjetësit, po aq sa është edhe stabiliteti politik për të kundërshtuar atë që një zyrtar amerikan e quajti “RMI” – Ndikimi Negativ Rus, (sipas akronimit në anglisht).

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve sakaq kanë filluar t’i bien ziles së alarmit, duke theksuar dështimin për të zbatuar një seri rekomandimesh të mëparshme. Një raport i renditi shqetësimet prerazi: “regjistrimi i votuesve dhe i kandidatëve, mënyra e sjelljes në fushatë, blerja potenciale e votave, presioni dhe abuzimi i burimeve administrative, mbulimi mediatik, zbatimi i rregullave mbi financimin e fushatës, procedurat e ditës së zgjedhjeve dhe zgjidhja e ankesave dhe apelimeve.”

Vëzhguesit ndërkombëtarë ka gjasa do të bëjnë me shenjë në mënyrë miratuese, duke pranuar rezultatet ndërkohë që rendisin përsëri një listë të gjatë me ankesa. “Të përshtatshme dhe të pranueshme” është mënyra se si vëzhguesit i përshkruan zgjedhjet e vitit 1997 dhe kjo përqasje me standarde të ulëta nuk ka ndryshuar.

Edhe pjesëmarrja e ulët ka gjasa të ndodhë. Siç kanë treguar shqiptarët gjatë viteve të fundit duke u përpjekur të lëvizin drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera, gjasat janë që ata të votojnë me këmbët e tyre duke ikur.
Një rezultat pozitiv mund të jetë një numër më i madh grash në parlament, nga kuota aktuale prej 32 në 140. Sipas ligjit aktual, së paku 30 për qind e secilës listë me kandidatë dhe një nga tre emrat e parë në listë duhet të jenë gra.

Një lajm tjetër i mirëpritur mund të jetë një qeveri dhe parlament që, pavarësisht se kush fiton, do të zbatojë paketën dëshpërimisht të nevojshme dhe të mbështetur nga ndërkombëtarët të reformës në drejtësi për të luftuar korrupsionin. Siç ndodh edhe me zgjedhjet, gjykatat vijojnë të vuajnë nga fantazmat e të shkuarës së afërt dhe të largët të Shqipërisë.

Një problem më i madh është nevoja për një ndarje të qartë dhe efektive të pushtetit dhe ndërtimi i institucioneve të fuqishme dhe të pavarura për të kufizuar pushtetin e shtetit, për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Standardi këtu nuk është e shkuara e Shqipërisë, por ajo ku Shqipëria duhet të shkojë. /BIRN

Tags: beedi ramafred abrahamslsiPDPSshqiperiavitet 1990vota

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Zgjedhjet parlamentare, numër i madh emigrantësh kalojnë në Qafë Botë

Zgjedhjet parlamentare, numër i madh emigrantësh kalojnë në Qafë Botë

BULQIZË/ Dëmtohet 13-vjeçarja, po luante në pistën e makinave me korent

BULQIZË/ Dëmtohet 13-vjeçarja, po luante në pistën e makinave me korent

Nesër Bajrami, falja e Namazit në sheshin “Skënderbej”

Nesër Bajrami, falja e Namazit në sheshin “Skënderbej”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com