Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Digjet” nga Vetting-u Prokurori i Krimeve të Rënda

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Digjet” nga Vetting-u Prokurori i Krimeve të Rënda

Një raport i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, dhe mendimi i vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, mbi figurën e prokurorit Përparim Kulluri janë shkaqet vendimtare të shkarkimit të tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Megjithatë, Prokurori i Krimeve të Rënda mori notë negative edhe në kriterin e pasurisë, për të cilin trupa gjyqësore e KPK argumenton se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm.

Komisioni po ashtu gjeti se Kulluri nuk kishte kryer hetime të thelluara në një rast të dyshuar ndaj një prokuroreje të Matit, të akuzuar për korrupsion.

KPK arsyeton se ndërsa ky fakt nuk ishte shkarkues në vetvete, moskryerja e asnjë veprimi hetimor për një vit cenonte besimin e publikut te drejtësia.

Kulluri, Prokuror i Krimeve të Rënda prej vitit 2004 ka drejtuar për pesë vjet edhe Prokurorinë e Shkodrës.

Me dekret të Presidentit të Republikës, ai është rikthyer sërish si prokuror i Krimeve të Rënda, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Fshehja e kontaktit ‘të papërshtatshëm’

Në vendimin e zbardhur, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arsyeton se prokurori Kulluri ishte përpjekur të fshihte kontaktin me një person të identifikuar si A.B.

“Subjekti, me vetëdije, është shmangur nga konfirmimi i marrëdhënies me këtë shtetas. Trupi gjykues krijon bindjen se deklarimi i subjektit në tërësi bëhet i pabesueshëm dhe me qëllim shmangien e lidhjes së tij me shtetasin M. B., i njohur edhe si A. B”, thuhet në arsyetimin e KPK-së.

Kulluri, i cili u shkarkua nga KPK më 6 nëntor, pranoi njohjen me personin në fjalë, por mohoi të dinte problemet e tij me ligjin. Ai po ashtu mohoi që të kishte pasur dijeni se një makinë që ai e kishte përdorur edhe për të udhëtuar jashtë vendit, ishte në pronësi të A.B.

Komisioni nga ana tjetër vë në dukje se kishte informacion të klasifikuar që provonte kontaktet e vazhdueshme mes Kullurit dhe personit në fjalë. Ndërsa si kontakt i papërshtatshëm nga DSIK u konsiderua edhe vëllai i prokurorit, por KPK nuk shprehet për këtë në vendim.

“Në bazë të vlerësimit të fakteve dhe rrethanave të dala, trupi gjykues arriti në përfundimin se faktet e përmendura në raportet e DSIK-së, informacionet e dhëna nga institucionet përkatëse dhe konstatimet e vëzhguesit ndërkombëtar, e identifikojnë subjektin e rivlerësimit se ka kontakt me persona të përfshirë në krimin e organizuar, konkretisht në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, thuhet në vendim.
KPK shprehet në arsyetim se jo i gjithë informacioni i siguruar nga Komisioni i ishte vënë në dispozicion vetë subjektit.

Duke iu referuar një rasti në Gjykatën e Strasburgut, KPK shprehet se kishte verifikuar informacionin dhe se fakti që trupi gjykues e dinte këtë ishte i mjaftueshëm, sa kohë ai nuk mund të deklasifikohej.

“Arritjen e këtij konkluzioni, përveç sa më sipër arsyetuar, trupi gjykues e bazon edhe me krijimin e bindjes së brendshme në informacionet dhe dokumentacionet e klasifikuara, të cilat nuk mund të përdoret në aktet publike apo të vihen në dispozicion të subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendim.

KPK po ashtu thotë në vendim se qëndrimi i Kullurit mbi këtë kontakt kishte qenë mohues. Prokurori sipas vendimit pretendoi se kishte paqartësi për kontaktet me telefon, numrin e telefonatave dhe rrethanat e takimeve dhe këmbënguli se makinën e kishte huazuar nga dikush tjetër dhe jo nga A.B apo M.B.

Megjithatë, Komisioni provoi se Kulluri kishte përdorur makinën për të kaluar kufirin. Komisioni thotë se kjo nuk mund të bëhej pa pasur një akt nga pronari i mjetit. Sipas KPK-së, mosvënia në dispozicion e këtij akti tregonte përpjekjen e prokurorit për të fshehur kontaktin e papërshtatshëm.

Dyshimet për dëmshpërblimin

KPK po ashtu gjeti probleme në deklarimin e pasurisë së Kullurit. Veç problemeve me burimin dhe mënyrën e pagesës për një makinë, KPK pas shqyrtimit të hollësishëm arriti në përfundimin se prokurori kishte deklaruar të dhëna të rreme për të përfituar një dëmshpërblim 7.8 milionë lekë për një dyqan në Orikum.

“Veprimet e ndërmarra nga subjekti i rivlerësimit, duke paraqitur të dhëna të pavërteta, me qëllim sigurimin e vlerës së lartë të përfitimit të të ardhurave nga shpronësimi i objektit “dyqan”, duke pasur parasysh pozicionin e tij si prokuror”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Duke iu referuar qëndrimeve të Kullurit, i cili fajësoi një akt ekspertimi që e paraqiste pasurinë e tij në Orikum më të madhe se sa ajo ishte aktualisht, KPK i rrëzoi ato duke cituar fjalët e ekspertit. Sipas Komisionit, ekspertiza që ishte gjetur se bëhej për një objekt tjetër me sipërfaqe më të madhe, ishte bërë pas kontaktit të drejtpërdrejtë të Kullurit me ekspertin.

“Po ashtu, konstatohet se edhe eksperti vlerësues në dërgimin e rezultateve të raportit të vlerësimit i drejtohet subjektit të rivlerësimit dhe jo përfaqësuesve të tij, madje duke i cituar shprehimisht në hyrje të raportit: “sipas kërkesës suaj dhe të dhënave në takimin e bërë me ju me datë 1.7.2006”, thuhet në vendim.

KPK tha se faktet rrëzonin pretendimin e Kullurit, ndërsa fakti që akti i ekspertit vlerësues me të dhëna të pavërteta ishte përdorur në bashki dhe gjyqësor ngarkonte me përgjegjësi pikërisht prokurorin e shkarkuar.

Komisioni po ashtu thotë se edhe vlerësimet e bëra nga ekspertë të caktuar nga gjykata “nuk përkojnë me realitetin e të dhënave mbi të cilat përshkruhet dhe legjitimohet kjo pasuri”.

Komisioni thotë se “konstatohen lehtësisht vlerësime të ndryshme të vlerës së investimit të pasurisë nga raporti i vlerësimit të pasurisë i vitit 2006 me atë të vitit 2010, megjithëse në të dy raportet mungon ekzistenca e objektit”.

Sipas KPK, Kulluri kishte siguruar 7.8 milionë lekët të ardhura nga shpronësimi dhe se për të mbështetur këtë kishte përdorur të dhëna të pavërteta.

Hetimi i prokurores

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës ndaj një prokuroreje, e cila sipas drejtuesve të saj kishte favorizuar një të akuzuar për 2 plagosje dhe dërguar atë për gjykim vetëm për armëmbajtje pa leje, kaluan në prokurorinë e Krimeve të Rënda, por çështja që i takoi prokurorit Kulluri u pushua pas një viti.

KPK thotë se nga dosja rezultoi që gjatë vitit që Kulluri kishte çështjen ai nuk e hetoi atë. Pretendimi i Kullurit se hetimet proaktive kishin përfunduar pa rezultat dhe se pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës e cila kishte dënuar të akuzuarin vetëm për armëmbajtje pa leje, çështja duhej pushuar u rrëzuan nga Komisioni.

KPK arsyetoi se Kulluri nuk shpjegonte se pse e kishte mbajtur dosjen për një vit pa kryer asnjë veprim. Komisioni vë në dukje se me qëllim subjekti ka pritur vendimin e Gjykatës së Apelit për të pushuar më pas dosjen ndaj prokurores, ndërsa thotë se përdorimi i vendimit si argument për pushimin e çështjes nuk qëndronte.

“Argumenti se procedimi penal është pushuar një muaj pas administrimit të vendimit penal të formës së prerë, dhënë ndaj të pandehurit të sipërcituar, nuk qëndron, pasi subjekti i rivlerësimit kishte për detyrë të hetonte në lidhje me veprën penale “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, konkretisht të një individi me funksion prokuror që kishte pasur lidhje me hetimin penal ndaj një të pandehuri dhe jo të lidhte ngushtësisht zgjidhjen e çështjes së tij me vendimmarrjen e gjykatës ndaj të pandehurit, pa kryer asnjë veprim hetimor për një vit radhazi”, thuhet në vendim.

KPK arsyeton se nuk ishte kryer asnjë veprim për këtë çështje edhe pse Kulluri nuk kishte dhënë ndonjë provë se kishte pasur ngarkesë. Në fund Komisioni arsyeton se në vetvete çështja nuk çonte në shkarkim, por neglizhimi dhe mosveprimet në një çështje penale me interes të madh publik, cenonin besimin të drejtësia.

“Kur nën hetim janë persona të cilëve u janë besuar detyra të rëndësishme, dhe në rast akuzash të ngritura ndaj tyre duhet të ketë hetime intensive dhe transparente, dëshmojnë për sjellje të subjektit në mospërmbushje të detyrës në pozicionin e prokurorit, duke cenuar në këtë mënyrë besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendimin e arsyetuar. /Reporter.al

Tags: digjetKrimet e RendaProkurorvetting

TË LIDHURA

“Vota elektronike për Vorën dhe njësinë 10 duhej të shpallej” Spiropali
Politikë

“Vota elektronike për Vorën dhe njësinë 10 duhej të shpallej” Spiropali

10:11 | 12/05/2025
Rezultatet deri në orën 8:00, ja si ndahen mandatet deri tani
Politikë

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM

10:00 | 12/05/2025
Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës
Kryesore

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës

08:51 | 12/05/2025
Next Post
Si u helmua çifti në Librazhd/ Olsi shpërthen në lot teksa kujton ngjarjen

Si u helmua çifti në Librazhd/ Olsi shpërthen në lot teksa kujton ngjarjen

Martesa që zgjati vetëm 5 ditë/ Zbulohet amaneti i fundit i Rezarta Xibrrakut

Martesa që zgjati vetëm 5 ditë/ Zbulohet amaneti i fundit i Rezarta Xibrrakut

Përfundon në Madrid konferenca e OKB-së për klimën

Përfundon në Madrid konferenca e OKB-së për klimën

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

“Vota elektronike për Vorën dhe njësinë 10 duhej të shpallej” Spiropali
Politikë

“Vota elektronike për Vorën dhe njësinë 10 duhej të shpallej” Spiropali

by mirseda
10:11 | 12/05/2025
0

VORA- Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka folur për mediat nga...

Rezultatet deri në orën 8:00, ja si ndahen mandatet deri tani

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM

10:00 | 12/05/2025
Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës

08:51 | 12/05/2025
Finalja e Madhe/ Egnatia dhe Vllaznia përballen sot për titullin kampion

Finalja e Madhe/ Egnatia dhe Vllaznia përballen sot për titullin kampion

08:48 | 12/05/2025
Vijon procesi i numërimit të votave në Tiranë, sa vota kanë marrë partitë

Vijon procesi i numërimit të votave në Tiranë, sa vota kanë marrë partitë

08:46 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com