Tërmeti i 26 nëntorit i cili tronditi Shqipërinë pak ditë më parë ka bërë shumë njerëz dhe institucione të ndryshme të solidarizohen në mbledhjen e fondeve për rimëkëmbjen e vendit.
Kontributi më i fundit vjen nga Komuniteti shqiptar në Australi, të cilët kanë mbledhur mbi 255 mijë dollarë për personat e prekur nga tërmeti.
Për dy javë shoqatat e shumta atdhetare, të cilat veprojnë në Australi, kanë mbledhur mbi 255 mijë dollarë për viktimat e tërmetit, ndërkohë që vazhdojnë fushatën e tyre për grumbullimin e ndihmave të tjera.