Kryeministri i vendit Edi Rama ka shoqëruar ditën e sotme në shkollë Alesio Cakonin dhe Aurel Lalën, dy fëmijët që u hodhën nga dritaret e banesës për t’i shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit.
Rrugës për në shkollë, kreu i qeverisë iu tha që do t’i ndjekë në çdo moment. Ndërsa i porositi që të marrin vetëm nota maksimale në mësime.
“Tani këtu duhet të jeni kampion në mësime. Ndonjë 9 tek-tuk, mirë është për mos me pas. 8 jo, morët 8 me mua e keni keq punën. 7, 6 nuk bëhet llaf. Me 10 keni respekt. Do t’ju ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën. More vesh? Mos kujto se jam kaq i butë sa dukem”, tha ai.
Ndër të tjera, Rama u ka kërkuar dy djemve që të “mos lejojnë të tjerët të ngacmojnë shoqet, por duhet të kujdeseni për to”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/445059126440214/?t=0