Më herët, aktori Laert Vasili ka publikuar foton e tij në Facebook, ku shihet i shtruar në spital dhe akuzon kolegët për dhunë. Në një video të publikuar nga vetë aktori, shihet se si zihet me aktorët e tjerë, dhe Robert Budinën e quan bukëshkalë.
Pas incidentit tek Teatri Kombëtar, ai ka paditur regjisorin Robert Budina. Sakaq, në një prononcim për mediat, Budina ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj aktorit. Sipas regjisorit, me këtë pretendim, Laert Vasili ka kërkuar të marrë vëmendje.
“Ne ishim në festë, Vasili grisi pankartën. Dhuna e pretenduar nuk është fare e vërtetë. Lufta jonë nuk është personale me këtë aktor, kjo është luftë konceptesh.
Ai donte me çdo kusht të merrte vëmendje, por ne nuk ia japim këtë luks. Rasti i tij është shumë i vogël para kauzës sonë. Nuk ka asnjë prekje me dorë ndal Laert Vasilit, thjesht prekje me dorë. U përpoqa që të largohej. Ata nuk donin ta linin, sepse donin që të vinte policia aty.
Sa më shumë na provokojnë ne, aq më shumë motivohemi. Janë kamerat e sigurisë së Ministrisë, që mund të nxirren dhe të kuptohet se kush ka ushtruar dhunë aty. Ishte ai që më thërriti”, u shpreh Budina.