E shtunë, 28 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Shteti Islamik në Irak po riorganizohet sërish

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Ekzistojnë indikacione në rritje se grupi militant, Shteti Islamik (IS) po riorganizohet në Irak, dy vjet pasi humbi territorin e fundit që mbante nën kontroll.

Kurdët dhe agjencitë perëndimore të inteligjencës i thanë BBC-së se prezenca e IS-it në Irak është një kryengritje e sofistikuar dhe se sulmet e militantëve të këtij grupi po shënojnë rritje.

Militantët janë më të aftë dhe më të rrezikshëm se sa grupi tjetër militant Al-Kaida, ka thënë Lahur Talabany, një zyrtar i lartë kurd kundër terrorizmit.

“Ata posedojnë teknika më të avancuara, taktika më të mira dhe shuma të mëdha parash në dispozicion”, tha ai, duke shtuar se grupi militant ka mundësi të blerjes së automjeteve, armatimit, pajisjeve tjera dhe ushqimit.

“Ne shohim që aktivitetet po rriten tani, dhe ne mendojmë se faza e rindërtimit ka mbaruar”, tha Talabany, i cili kryeson agjencinë Zanyari, një nga dy agjencitë e inteligjencës në rajonin e Kurdistanit në Irak.

A mund të ringjallet “Shteti Islamik”?

Talabany thotë se tashmë një lloj tjetër i IS-it është shfaqur, i cili nuk dëshiron më të kontrollojë asnjë territor për të mos qenë një objektiv i mundshëm.

Përkundrazi – si paraardhësit e tyre në al-Kaeda – ekstremistët po fshihen nën tokë, në Malet Hamrin të Irakut.

“Kjo është një qendër për IS-in tani”, tha Talabany.

“Është një varg i gjatë malesh dhe është shumë e vështirë për ushtrinë e Irakut për ta kontrolluar. Ka shumë strehë dhe shpella”, tha ai.

Ai paralajmëroi se IS-i do të ushqehej nga trazirat e tanishme në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Zyrtarët e inteligjencës kurde vlerësojnë se IS-i posedon 10,000 pjesëtarë dhe mbështetës në Irak me ndërmjet 4,000 dhe 5,000 luftëtarë, dhe një numër të ngjashëm “qelizash të fjetura” dhe simpatizantë.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të shqetësohet, sipas Lahur Talabany.

“Sa më lirshëm që vijnë këtu,” thotë ai, “ata më shumë do të mendojnë për operacione jashtë Irakut dhe Sirisë”.

Vazhdimi i presionit

Komandanti i lartë ushtarak amerikan në Irak thotë se IS po përpiqet të rikrijojë veten, por kësaj radhe po përballet me një reagim të ndryshëm nga forcat e sigurisë irakiane dhe kurde.

Sipas gjeneral brigade, William Seely, këto forca janë të përgatitura më mirë sesa në vitin 2014 kur IS-i fitoi kontrollin e një të tretës së territorit të Irakut.

“ISF (forcat e sigurisë irakiane) nuk janë të njëjtat forca si kur ra Mosuli”, tha ai.

“Ne kemi qenë këtu dhe kemi shtuar trajnimet e tyre. ISF po e mban këmbën në pedale për të siguruar që vrulli kundër IS-it të mbetet i qëndrueshëm”.

Ai citon një muaj të vetëm, nga mesi i tetorit deri në mes të nëntorit, në të cilin ISF kreu 170 “operacione pastrimi” dhe shkatërroi pothuajse 1,700 komponentë për pajisje shpërthyese të improvizuara.

Ai thotë se luftëtarët e IS-it tani fshihen në shpella dhe në shkretëtirë “në kushte që askush nuk mund t’i durojë për një kohë të gjatë”, dhe ata nuk mund të lëvizin në formacione të mëdha.

Grupi ekstremist Shteti Islamik ka kontrolluar rreth 88,000 metra katrorë në një sipërfaqe që shtrihet në kufirin ndërmjet Irakut dhe Sirisë.

Por, në vitin 2016 ata filluan tërheqjen. Një vit më pas e humbën Mosulin në Irak, pikërisht vendin ku e shpallën “kalifatin”. Në muajin tetor ata u dëbuan edhe nga qyteti Raka i Sirisë.

Grupi ekstremist vazhdoi të humbasë territor përgjatë vitit 2018. Në mars të vitit 2019, Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, deklaruan se kanë marrë nën kontroll qytetin Baghuz, territorin e fundit që mbahej nga grupi militant.

Me këtë rast u shpall edhe mposhtja e grupit militant. /REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...