Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dhjetoristët braktisin Berishën, Bislim Ahmetaj jep deklaratën e fortë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dhjetoristët braktisin Berishën, Bislim Ahmetaj jep deklaratën e fortë

Partia Demokratike dje kujtoi 8 dhjetorin e 1990, por për herë të parë e ndarë. Kryedemokrati Basha ishte i pranishëm tek Art Turbina në aktivitetin për Ditën e Rinisë “8 Dhjetori, përmes veprave të autorëve”, ndërsa ish-kryeministri Berisha ka qenë pranishëm në një ceremoni të organizuar përpara shtatores së Azem Hajdarit, në “Qytetin Studenti”. Para pak ditësh Berisha njoftoi se do të mbante një takim me dhjetoristët. Por dje të pranishëm ishin vetëm Bislim Ahmetaj dhe Aleksandër Biberaj.

Ish-kryeministri gjatë fjalës së tij lëshoi një lum akuzash në drejtim të Bashës, se i ka çuar demokratët nga humbja në humbje, dhe PD nuk është më ajo që ka qenë për faj të tij. “Demokratët kaluan nga një humbje në humbjen tjetër, jo për shkak të tyre, por krejtësisht për shkak të njeriut, që pas 8 vitesh meriton të quhet aspak dhe as më shumë se Lulzim Boshi ose peng-kryetari.

Në këto tetë vite, shqiptarët u larguan nga Shqipëria njëlloj si në vitin 1991. Regjimi në pushtet vriste shpresën çdo sekondë dhe minutë. Shqipëria, një vend i bekuar me pasuri përrallore dhe potencialin e saj, me inteligjencën e njerëzve, u bë vendi i shpresës së munguar.

U bë vendi i dëshpërimit dhe pesimizmit. Këto erdhën pasi në 8 vite, PD pushoi së qenurit ajo që ishte. Drejtuesi i saj preu një nga një kolonat mbi të cilat ajo ishte ngritur, parimet mbi të cilat ajo qëndronte. Nëse sot themi se Edi Rama është armiku më i egër i pluralizmit, Lulzim Basha është tradhtari më i madh”, tha ai.

Bislim Ahmetaj, teksa ka qenë i ftuar dje në në emisionin “Repolitix”, tha se Berishës ia ka thënë në zyrë që ka bërë gabimin më të madh që ka vendosur Bashën në krye të selisë blu ndërsa shtoi se ish-kryeministrin e ka quajtur politikan të ciklit të mbyllur, por ka ndryshuar mendim se ka ngjallur shpresë tek demokratët.

“Brezi i ri e ka të pamundur ta imagjinojë sa të poshtëruar kemi qenë, dhe sa njerëz kanë qenë në burg kur ne u ngritëm në lëvizjen studentore. Ato pjesë e Sigurimit të Shtetit kanë mundur të shpërndajnë tymnajë dhe ligësi që vunë në dyshim arsyet e lëvizjes së studentëve të Dhjetorit.

Presioni ka qenë aq i madh, sa ne kemi menduar se s’do dilmin kurrë të gjallë nga ajo lëvizje. Na u bashkua inteligjenca më në zë e kohës, kanë qenë pedagogë tanë. Ai trekëndësh që e shpëtoi lëvizjen studentore pa u bërë pis, janë studentët, pedagogët tanë, ndër ta dhe Sali Berisha, Aleksandër Meksi dhe Gramoz Pashko.

I kemi njohur si njerëz dhe si pedagogë. U bashkua i gjithë qyteti i Tiranës. Ka pasur një mendim për të na izoluar, por dështuan se shpërtheu e gjithë Tirana me mbi 100 mijë vetë që vinin nga e gjithë Shqipëria. Ajo lëvizje ka qenë një trinom i jashtëzakonshëm, si trinomi i shenjtë”, u shpreh ai.

Tags: bashaBerishabislim ahmetaj

TË LIDHURA

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan
Aktualitet

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT
Politikë

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’
Aktualitet

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Next Post
Kur do të investigohet Basha për korrupsion?Kokalari flet për pazare të fshehta

Kur do të investigohet Basha për korrupsion?Kokalari flet për pazare të fshehta

“Gravity, Forms of Spiritual”

“Gravity, Forms of Spiritual”

Ish-ambasadori Tarifa: Amerikanët s’e duan Berishën, Escobar mbështet Bashën

Ish-ambasadori Tarifa: Amerikanët s’e duan Berishën, Escobar mbështet Bashën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë
Showbizz

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë

by mirseda
22:44 | 12/11/2025
0

Elhaida Dani po sjell një projekt të ri, një mini-album me pesë këngë që mban emrin “Pasqyra...

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

21:58 | 12/11/2025
Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com