E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Kur do të investigohet Basha për korrupsion?Kokalari flet për pazare të fshehta

Aktivistja Evi Kokalari kërkon që demokratët të mos mjaftohen vetëm me largimin e Lulzim Bashës, por edhe me investigimin ndaj tij dhe familjes së tij.

Kokalari parashtron pyetjen se kur do të investigohet kryedemokrati Basha dhe kunati i tij për korrupsion.

Madje ajo flet më tej edhe për pazare të fshehta mes kreut të PD-së Lulzim Basha, dhe kryeministrit Rama.

Më 11 dhjetor në Tiranë, Sali Berisha do të zhvillojë aktin final të një aksioni të nisur për luftën brenda PD-së, kundër kryetarit Lulzim Basha.

Statusi

E kuptoj që në 11 Dhjetor do heqim Lulin & co., gjithsesi një pyetje ngelet e hapur, dhe s’kam dëgjuar askënd ta diskutoj deri tashti;

Kur do të investigohet Lulzim Basha dhe kunati për korrupsion? Po PD-ja kur do ta hedh në gjyq për shfrytëzimin që i bëri ketij institucioni për përfitime monetare personale?

Ju ka shkuar ndonjëherë në mëndje që ju që dilnit në protesta thjeshtë i ngrinit pazaret që Luli bënte me Ramën? Ndenjët në çadër aq gjatë sa ju desh Lulit të negocionte aferet e tij me kryemafiozin Shqiptar.

E pra, nëse do ti referoheshim definicionit të statusit ‘non-grata’ të DASH, Lulzim Basha ka cënuar rëndë Demokracinë Shqiptare, dhe nëse këtë nuk e merrni seriozisht, do ti hapni rrugë korrupsionit të ardhshëm në kryesi, dhe kjo do të ishte fatkeqësi e madhe për konservatorizmin Shqiptar, i cili është akoma i brishtë dhe ka nevojë të mbrohet me fanatizëm.

Lexo edhe :   Berisha kritikon termin "vëllazëri" gjatë vizitës së Erdogan

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...