Një ditë më parë, Greqia dhe Shqipëria ranë dakord që t’i drejtohen Gjykatës së Hagës për kufirin detar. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me çështjen e detit. Ai paralajmëron se kjo është një çështje e humbur për shqiptarët. Në mënyrë simbolike, Manjani shkruan në statusin e shpërndarë në facebook se ‘anija është ofruar nga grekët, sepse anijet tona janë të zëna me dasma, ditëlindje dhe evente…”.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me homologun e tij, ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, presidentin Ilir Meta, kreun demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.
Ky i fundit dha lajmin se Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare, për çështjen e detit. Bashkë me Dendias kanë rënë dakord që së bashku t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, për të zgjidhur këtë çështje të debatuar.
Statusi
Së shpejti del filmi “Duel me Zhurmë”. Ridramatizim i filmit “Duel i heshtur”.
Prodhim i Kinostudios Rilindja III
Personazhet kryesore: Kapterr Ramëiu; Bepin Caka; Islami (personazh i ardhur nga Turqia si shahit).
Ngjarjet zhvillohen në det mbi një anije greke që i jepet kapterr Ramëiut, i cili së bashku me Bepinin dhe Islamin nisen në Hagë të ndajnë kufirin e detit ku lundrojnë.
Anija është ofruar nga Grekët, sepse anijet tona janë të zëna me dasma, ditlindje dhe envente…
Pastaj në Hagë. Ehh, në Hagë. Kemi shumë shanc në atë gjykatë. Atë herë të vetme që desh shkoi kapterr Ramiu me anijen tonë te Dueli i Heshtur, humbëm.
Film i (pa)parë.
Shikim të këndshëm të nderuar qytetarë, pronarë të territorit të shtetit, që u trajtojnë si spektatorë në pronën tuaj…
========
Urdhëro! Ligji i pronave?!
Hahahahahahahahah….
“Hajde ta marrësh në Bigë”!
Film tjetër ky…
Është me Strasbourg, jo me Hagë.