Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Tiranë, ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 07:15, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, ku mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë ka aksidentuar këmbësoren e cila ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.
Shtetasja A.M., 54-vjeç nga Mirëdita është nisur menjëherë për në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, mjeti tip Volksëagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.