Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Detaje të forta nga vrasja në Elbasan/ Vëllai iu ekzekutua mëngjesin e sotëm. Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Një 50-vjeçar u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Viktima është identifikuar si Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, një prej të akuzuarve për grabitjen e Rinasit. Kjo gjë ka ngjallur dyshimet se 50-vjeçari është ekzekutuar sot për shkak të ngjarjeve kriminale ku është përfshirë vëllai i tij.

Bujar Çela u vra teksa po hynte në një lokal, për të konsumuar kafen e mëngjesit. Pas ngjarjes, Forcat Speciale RENEA e FNSH nga Tirana, të cilat kanë nisur krehjen e zonës, nga kërkimet, në fshatin Murrash është gjetur pak më parë një mjet tip Renault me targa AA 876 DC, tërësisht i djegur.

Dyshohet se automjeti i djegur është përdorur në vrasjen e kryer në orën 05:45 të mëngjesit të sotëm. Bujar Çela punonte si taksist pa licencë, ndërsa sot është ekzekutuar teksa ishte duke u futur në ambientet e një lokali. Çela shkonte çdo mëngjes herët tek lokali, ku u ekzekutua, që rrinte i hapur 24 orë, dhe priste pasagjerët që vinin nga autobusët e Greqisë.

Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit?

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarje.

Ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij, lidhet me disa lekë të humbura.

 

Tags: FNSHRENEATalo Çela

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Ekzekutim si nëpër filma/ Autorët në Elbasan ishin të veshur me uniformë policie

Kthesa e befasishme e motit për sot, surprizat pas mesditës me uljen e temperaturave

Horoskopi 17 shtator, ja çfarë parashikojnë 'yjet' për ju sot







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com