Zbulohen detaje të tjera nga ngjarja që vuri në lëvizje policinë në Vlorë, ajo e gjetjes së pakos së dyshuar me eksploziv në lagjen ’10 korriku’. Dyshohet se eksplozivi i gjetur në rrugë ishte i montuar poshtë një makine.
Ndër të tjera nga grupi hetimor dyshohet se pakoja të jetë shkëputur gjatë kohës që makina ka qenë në lëvizje në lagjen “10 korriku’, në qytetin e Vlorës. Mendohet se shkaku i shkëputjes së lëndës plasëse nga makina të jetë rruga me gropa, në këtë pjesë të qytetit.
“Dyshohet se lënda plasëse është e montuar me një komandë në distancë. Sipas informacioneve paraprake, burime nga policia bëjnë të ditur se lënda eksplozive dyshohet se është e lidhur me një aparat celular, mekanizëm që përdoret për shpërthimet në distancë.”
Pakoja është parë fillimisht nga disa qytetarë , të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë. Policia më pas evakoi bizneset dhe njerëzit pranë zonës.