E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Detaje/ Eksplozivi në Vlorë ishte montuar për të hedhur në erë makinën

Zbulohen detaje të tjera nga ngjarja që vuri në lëvizje policinë në Vlorë, ajo e gjetjes së pakos së dyshuar me eksploziv në lagjen ’10 korriku’. Dyshohet se eksplozivi i gjetur në rrugë ishte i montuar poshtë një makine.

Ndër të tjera nga grupi hetimor dyshohet se pakoja të jetë shkëputur gjatë kohës që makina ka qenë në lëvizje në lagjen “10 korriku’, në qytetin e Vlorës. Mendohet se shkaku i shkëputjes së lëndës plasëse nga makina të jetë rruga me gropa, në këtë pjesë të qytetit.

Dyshohet se lënda plasëse është e montuar me një komandë në distancë. Sipas informacioneve paraprake, burime nga policia bëjnë të ditur se lënda eksplozive dyshohet se është e lidhur me një aparat celular, mekanizëm që përdoret për shpërthimet në distancë.”

Pakoja është parë fillimisht nga disa qytetarë , të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë. Policia më pas evakoi bizneset dhe njerëzit pranë zonës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...