Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Dëshmitarët në javën e dytë të seancave për shkarkimin e Trump

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Dëshmitarët në javën e dytë të seancave për shkarkimin e Trump

Seancat dëgjimore që synojnë shkarkimin e Presidentit Donald Trump po hyjnë në javën e dytë, me dëshmitarë të rëndësishëm, të vendosur për të dëshmuar se si Presidenti shtyu Ukrainën të hetojë një prej sfiduesve të tij kryesorë, ish-nënpresidentin Joe Biden, ndërsa i pezulloi përkohësisht ndihmën ushtarake Kievit.

Tetë zyrtarë të tjerë në administratën aktuale dhe të mëparshme do të paraqiten para Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve për seanca që do të transmetohen në televizion në nivel kombëtar, me dëshmitarin qendror, Gordon Sondland, ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, që do të paraqitet të mërkurën.

Në dëshminë me dyer të mbyllura, Sondland, një donator politik prej një milion dollarësh për fushatën e Presidentit Trump përpara se ai ta emëronte në postin e ambasadorit amerikan në BE në Bruksel, tha se kishte paralajmëruar një ndihmës të Presidentit Volodymyr Zelenskiy në fillim të shtatorit se Ukraina nuk do të merrte ndihmën ushtarake amerikane që dëshironte, nëse udhëheqësi i Kievit do të angazhohej publikisht për hapjen e hetimit të Joe Biden-it dhe djalit të tij.

Ishte një marrëveshje reciproke, që Presidenti Trump e ka mohuar të ketë ndodhur, por është thelbësore në përpjekjet e ligjvënësve demokratë për të shkarkuar presidentin e 45-të të vendit. Trump ka mohuar çdo shkelje dhe vuri në lojë përpjekjen e fajësimit të tij si një proces i turpshëm. Trump përfundimisht lejoi një ndihmë ushtarake prej 391 milion dollarësh për Ukrainën më 11 shtator pa fillimin e një hetimi për Biden.

Figura të tjera të lidhura me hetimin për shkarkimin e Presidentit kanë vërtetuar dëshminë e ambasadorit Sondland.

Në një transkriptim të dëshmisë private të publikuar të shtunën, Tim Morrison, një këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, tha në fund të muajit të kaluar se Sondland kishte biseduar me Presidentin Trump rreth gjashtë herë dhe kishte diskutuar me një zyrtar të lartë të Ukrainës për fitimin e ndihmës ushtarake që Kievi dëshironte për të luftuar separatistët pro-rusë në pjesën lindore të vendit në këmbim të hetimeve për përfitim politik të Presidentit Trump.

Morrison do të dëshmojë publikisht para trupit gjykues të Dhomës së Përfaqësuesve të martën, së bashku me Kurt Volker, ish-i dërguari i posaçëm amerikan në Ukrainë i cili, ashtu si të tjerët kanë dëshmuar, se Rudy Giuliani, avokati personal i Trump i emëruar prej tij për të mbikëqyrur punët e Ukrainës, ishte forca lëvizëse për ta shtyrë Kievin të hapë hetimin me ngjyrim politik për të ndihmuar liderin amerikan. /VOA

Hetimi për shkarkimin e presidentit Trump, amerikanët janë të ndarë

Shkarkimi i presidentit Donald Trump, votohet zyrtarizimi i hetimeve

 

Tags: deshmitarejavëseancaTrump

TË LIDHURA

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku
Bota

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit
Bota

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt
Bota

Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt

21:36 | 04/03/2026
Next Post
BSH: Parashikohen rritje të pagave nga presionet e mungesës së fuqisë punëtore

BSH: Parashikohen rritje të pagave nga presionet e mungesës së fuqisë punëtore

Faqet e para të gazetave, 29 tetor 2019

Shtypi i Ditës/ Si i kanë komentuar gazetat shqiptare ngjarjet e kesaj jave

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com