E enjte, 26 Nëntor, 2020
0 C
Tirana

BSH: Parashikohen rritje të pagave nga presionet e mungesës së fuqisë punëtore

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

FOTO-VIDEO/ Teoritë e shumta mbi metalin misterioz monolit të gjendur në Utah

Një pllakë gjigande, misterioze metalike, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve, teksa spekulojnë se si një strukturë e tillë u krijua në një pjesë...

Pagat në ekonomi pritet të rriten me ritme më të përshpejtuara vitet në vijim për shkak të ndryshimeve strukturore në tregun e punës.  Kërkesa e lartë për punësim në disa sektor, teksa forca e punës ka ndalur rritjen do të krijojë kushtet për rritjen e pagave në vitet në vijim. Banka e Shqipërisë parashikon se, për këtë arsye përgjatë periudhës afatmesme inflacioni do të ndikohet nga rritja e pagave.

“Vlerësimet tona sugjerojnë se ekonomia po operon në kushtet e një shfrytëzimi më të plotë të kapaciteteve të lira në tregun e punës. Duke mbajtur parasysh kohëvonesën e reagimit të pagave ndaj mbylljes së hendekut të shkallës së papunësisë gjatë tremujorëve më të fundit, në të ardhmen pritet një shtim i presioneve rritëse në paga, duke kontribuuar në kthimin e inflacionit drejt objektivit në periudhën afatmesme”, analizoi Banka.

Kështu për shembull, rritja mesatare e pagës gjatë periudhës 2015 – 2019 ka qenë relativisht më e shpejtë në sektorin e shërbimeve, jo vetëm në degë me pagë mbi nivelin mesatar të pagës në ekonomi (“Pasuritë e paluajtshme, aktivitetet profesionale dhe shërbime mbështetëse”), por edhe në degë me pagë nën nivelin mesatar të pagës në ekonomi (“Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor”).

Por, nga ana tjetër një sërë faktorësh strukturorë, si rritja e peshës së popullsisë së përqendruar në zonat urbane, shkalla më e lartë e pjesëmarrjes së femrave në forcat e punës, në kushtet kur ato paguhen me një pagë mesatare më të ulët se meshkujt, si edhe fenomeni i mospërputhjes së aftësive të kërkuara me ato të ofruara, gjithashtu mund të përcaktojnë ecurinë e pagave në ekonominë vendase me ritme me te moderuara.

Por deri në gjashtëmujorin e parë 2019 rritja e pagës mesatare në ekonomi ka rezultuar më e ngadaltë, me gjithë dinamikat pozitive në tregun e punës. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë është rritur mesatarisht me 2.5% në terma nominalë dhe me 0.7% në terma realë, gjatë periudhës 2015 – tremujori i dytë 2019.

Gjatë kësaj periudhe, treguesi ka shënuar rritje mesatare lehtësisht më të lartë në sektorin shtetëror kundrejt rritjes së rezultuar në sektorin privat.

Rritja e pagës sipas aktiviteteve ekonomike ka qenë relativisht më e shpejtë në degë të sektorit të shërbimeve si “Pasuritë e paluajtshme, aktivitetet profesionale dhe shërbime mbështetëse” (mesatarisht me 5.5%) dhe “Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor” (mesatarisht me 4.3%).

Sipas gjinisë, paga mesatare për meshkujt jo vetëm mbetet më e lartë se për femrat , por edhe është rritur me një ritëm mesatar vjetor lehtësisht më të lartë. Ndërkohë, gjatë viteve 2017 dhe 2018, treguesi i pagës është rritur mesatarisht me 3.0% dhe 3.1%, ndërkohë që në gjysmën e parë të këtij viti rritja vjetore rezultoi më e lartë, rreth 4.7%. Një ndikim në rritje kanë dhënë edhe vendimet për rritjen e pagës minimale në vend, si edhe rritja e pagës mesatare për segmente të caktuara të të punësuarve në sektorin publik./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...