Pas mbylljes se seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë, mes tensioneve dhe thirrjeve ne kor të opozitës “hajdut kriminel”, deputetet e opozitës janë mbledhur të gjithë ne hyrje të derës se Kuvendit, ndërkohe që Rama mbeti në pritje për të dhënë një deklaratë për media por që nuk mundi ta jepte pasi situata ishte e tensionuar. I frikësuar nga ndonjë incidet i mundshëm ai u largua nga oborri i Parlamentit.
Ndërsa, nga ana tjetër Rama më parë publikoi një video nga tensionet në Kuvend ku përbri saj shkruante: Vizion Program Skuadër Lidership për Shqipërinë?
Ndërsa një reagim i çuditshëm ishte ai i deputetit të PD-së Ervin Salianji i cili gjatë filmimit të videos nga vetë Rama, ai i ka treguar gishtin e mesit.
Ndërsa në përgjigje të videos së publikuar nga Rama, kryedemokrati Basha ka publikuar videon që shikoni më poshtë.
Basha i ka kthyer përgjigje me një video ironizuese dhe akuzuese, për lidhjen e kryeministrit me Balilin dhe Shullazin.