Kryeministri i Kosovës është shprehur se ka marrë vizën britanike, për të cilën u përfol në media që i ishte refuzuar. I pyetur nga gazetarët, nëse e ka marrë vizën nga Ambasada e Britanisë së Madje, Haradinaj u përgjigj shkurt: “Po, po”.
Ndërkohë, e pyetur nga zeri.info sot, ambasada e Britanisë në Kosovë nuk ka dashur të komentojë rreth kësaj çështjeje. Zyrtarë nga kjo ambasadë kanë thënë se nuk i komentojnë rastet individuale.
“Ne nuk komentojmë mbi aplikacionet individuale për viza”, thuhet në një përgjigje të Ambasadës dhënë Zërit.