Prej rreth një ore vijon hyrja e delegatëve në brendësi të stadiumit “Air Albania”, si dhe simpatizantëve të PD-së.
Ndonëse ishte përcaktuar që Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha të niste në orën 10:00, siç duket kjo nuk do të jetë e mundur, pasi po bëhet ende verifikimi i të gjithë personave që hyjnë në stadium.
Punimet e Kuvendit do të drejtohen nga Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së. Ndonëse moti nuk është në favorin e këtij Kuvendi, delegatët kanë mbërritur me çadra me vete si dhe janë veshur trashë, sikundër ka këshilluar Berisha.
Delegatët demokratë kanë mbërritur në Tiranë, një pjesë që nga dita e djeshme dhe një pjesë mëngjesin e sotëm.