Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

O njerëz, dëgjuat çfarë tha SHBA?!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Pajtim Bello

Është momenti që disa koka të nxehta të ndalen një minutë, të qetësohen e të mbushen thellë më frymë, të dëgjojnë çfarë tha zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për sjelljen politike të Sali Berishës dhe një takëmi politikanësh rreth tij. Zoti Eskobar foli troç, më shumë se shqip.

Pyetjes mbi qendrimin e SHBA nëse Sali Berisha zgjidhet në krye të PD iu përgjigj me një gjuhë në korniza dipllomatike por shumë të drejtë për drejtë: “….do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë  kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit.”.  Natyrisht këto fjali u thanë për ata që janë të lidhur pas qerres së Sali Berishës.

O njerëz, shkelni mbi dashurinë pa kufi ndaj Saliut dhe tregoni dashuri për Shqipërinë! Është prova të tregoni dëshirën tuaj: për nga do të shkojë Shqipëria. Them është radha Tuaj sepse radha e Saliut ka kaluar, është kapërcyer me kohë e me vakt, ai ka folur e ka vepruar që Shaqipëria të rrugëtojë kundër drejtimit euro atllantik.

Pikërsiht për këtë, dhe jo vetëm, SHBA e ka shpallur non grata Saliun. Vallë juve nuk e kuptoni?! Sot problemi për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarinë nuk është shkarkimi i Lulzim Bashës nga kreu i PD, as largimi i Edi Ramës nga posti si kryeministër dhe as prurja e provave prej SHBA për shpalljen non grata të ish liderit tuaj.

Është largimi i Sali Berishës njëherë e përgjithmonë nga lidershipi politik, si një rrezik i madh për demokracinë dhe sigurinë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Nëse juve do të riktheni Saliun në krye të lidershipit të PD, prej ku do të hartoje dhe elaborojë politika, do të bëni shërbimin më të keq të mundshëm për Shqipërinë. Prandaj qëndroni e dëgjoni me qetësi çfarë na këshilloi miku ynë i përbashkët, z. Eskobar.

Nesër do të jetë vonë. Ju do të thoni se ishte faji i Lulzim Bashës që “nuk na solli” në pushtet, ishte faji i Edi Ramës se na “vodhi” zgjedhjet apo ishte faji i SHBA që nuk na solli provat që i kërkuam!. Askush nuk do t’iu besojë, nuk jin të gënjyer. SHBA, dhe ne të gjithë, kemi harxhuar shumë kohë e mund që juve të kuptoni çfarë atë që duhet bërë.

Askush nuk iu pret rrugën të shkoni për atje ku jini nisur, por dijeni se nuk jini krushq dhe atje ku po shkoni nuk ka dasmë. Do të jini pjesmarrës të një pogromi kundër të ardhmes perëndimore të Shqipërisë që do të mbahet mënd; do të zerë vend në historinë e Shqipërisë modern si një njollë turpi. Atje do të jenë të shkruar edhe emrat tuaj por juve nuk do të mund të fajësoni të tjerët. Këto lloj justifikimesh nuk pinë ujë. Kini kohë të distancoheni, qetësisht duke mos marrë pjesë por edhe publikisht duke e denoncuar këtë herezi politike.

Bëni si të doni. Shqipërisë i ka ndodhur kështu edhe herë të tjera. Pashallarë e bejlerë të mëdhenj të akaparuar nga fqinjët grabitqarë bridhnin sallave të Kancelarive Evropiane dhe mbështesnin coptimin e Mëmëdheut kur shqiptarët luftonin për ta shpëtuar Shqipërinë nga coptimi. Kështu u sollën edhe disa baballarë të kombit në luftën e dytë botërore, kur prej tyre rrezikuam ta humbnim krejt Shqipërinë.

E vërteta është se na kanë dëmtuar shumë. Historia po përsëritet dhe ne sot jemi protagonist të sajë, seicili në krahun që kemi zgjedhur; kur historia na thërret të jemi në një krah. Këto nuk janë çështje të vogla. Nuk justifikohen emocionet, krahinalizmat, folklorizmat, përgjërimet partiake etj. Duhet qartësi, largpamësi dhe atdhedashuri. Sot epoka është para gjyqit! O njerëz, dëgjojini e besojuni Aleatëve Euro Atllantikë. Deri në minutën e fundit mund të reflektoni, asnjëherë nuk është vonë.

Tags: Gabriel EscobarPajtim BelloPD

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Stadiumi në një zë: Luli ik, Basha ik! Gazetarët s'lejohen në "Air Albania"

Sot 31 vite nga themelimi i PD-së, vjen reagim i parë nga Basha

Berisha kërkon rithemelimin e PD-së, Topalli: Dita më e bukur pas 30 vitesh







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

by mirseda
09:25 | 05/06/2026
0

Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli,...

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026

Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona

09:16 | 05/06/2026

Një ditë para vrasjes së policit, Braçellari u denoncua për pagën nga çobani.

09:13 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com