E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Stadiumi në një zë: Luli ik, Basha ik! Gazetarët s’lejohen në “Air Albania”

Në çelje të Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i pari që do të mbajë fjalën hapëse do të jetë deputeti i PD-së, Edi Paloka.

Do jenë rreth 20 persona që do të flasin në këtë Kuvend, ku padyshim momenti më i veçantë do të jetë fjalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Figura politike të Partisë Demokratike që ndër vite kanë mbajtur pozicione të larta në qeveri dhe detyra shtetërore, do të mbajnë fjalime, që në fund do të kulmojë me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit prej 3 muajsh nisi aksionin e tij kundër Lulzim Bashës përmes “Foltores”, për rithemelimin e PD-së dhe për shkarkimin nga drejtimi i kësaj partie të kryetarit.

Më shumë se 4500 delegatë kanë firmosur për mbajtjen e këtij Kuvendi. Ky forum pritet që të marrë sot disa vendime të rëndësishme, ku pritet shkarkimi i kryedemokratit Lulzim Basha dhe votimet e disa ndryshimeve në statutin e partisë.

Në stadium janë vendosur gjithashtu banderolat me sloganin e njoftuar më parë, nga Berisha “Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ndërsa pjesëmarrësit në një zë brohorasin “Luli ik, Basha ik”.

Të pranishëm në Kuvend janë deputetët Tritan Shehi, Agron Shehja, Oerd Bylykbashi, Bujar Nishani, Gent Strazimiri, Agron Kuliçaj, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Belind Këlliçi etj.

Organizatorët e PD-së nuk kanë lejuar gazetarët që të hyjnë në vendin ku qëndrojnë delegatët. Pas një vendimi të dytë, gazetarët janë lejuar që të futen, por më pas diçka ka ndryshuar dhe janë njoftuar të lënë ambientet e stadiumit. Kuvendi do të transmetohet nga një regji qendrore.

Lexo edhe :   Gjykata konfirmon Bashën kryetar legjitim të PD-së
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...