Pas deklaratave se lojtarëve të ekipit kombëtar i është hequr pasaporta diplomatike, një reagim është përcjellë nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Ai thotë se lajmi i shpërndarë ngado për heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve, është veçse një gënjeshtër.
“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve, është fundekrye i gënjeshtërt”, shkruan ai në Twitter.