Bota

Turqia dhe SHBA synojnë të arrijnë objektivin tregtar

               Publikuar në : 07:25 - 11/09/19 Enno

Sekretari amerikan i tregtisë, Wilbur Ross, ka deklaruar se Turqia dhe SHBA-të presin të arrijnë objektivin tregtar 100 miliardë dollarë në një mënyrë të ekuilibruar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne e parashikojmë atë të qëndrojë 50 miliardë dollarë më shumë nga pala amerikane në Turqi dhe 50 miliardë dollarë më shumë nga pala turke në SHBA”, tha Ross në Ankara gjatë një konference për media me ministren turke të Tregtisë, Ruhsar Pekcan.

Duke theksuar se objektivi shumë herë ishte në nivelin e tij aktual, Ross tha se “prandaj, po parashikojmë se tregtia do të ishte shumë e ekuilibruar dhe e zgjeruar”.

Nga ana e saj, Pekcan tha se të dy palët i dhanë përparësi sektorëve të ndryshëm si atij të tekstilit, mobiljeve, mermerit, automobilistikës, aviacionit civil, çimentos dhe kimikateve për të rritur vëllimin e tregtisë dypalëshe.

Pekcan dhe Ross po ashtu diskutuan çështjet me të cilat përballen sektorë të rëndësishëm, veçanërisht sektorin e çelikut në Turqi, ndërsa siç tha Pekcan, ajo po ashtu ndau sugjerime me homologun e saj amerikan.

Pekcan shtoi se dy palët vendosën të krijojnë komitete sektoriale nën kryesimin e ministrive të tregtisë të të dy vendeve./AA

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT