Politikë

Deklaratat për heqjen e pasaportave diplomatike/ Cakaj sqaron të vërtetën

               Publikuar në : 22:38 - 10/09/19 M. S

Pas deklaratave se lojtarëve të ekipit kombëtar i është hequr pasaporta diplomatike, një reagim është përcjellë nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Ai thotë se lajmi i shpërndarë ngado për heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve, është veçse një gënjeshtër.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve, është fundekrye i gënjeshtërt”, shkruan ai në Twitter.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT