Futboll

Foto nga “Elbasan Arena”, shihni reagimin e Metës pas fitores së kuqezinjve


               Publikuar në : 07:38 - 11/09/19 Enno

Triumfi i kombëtares shqiptare përballë asaj islandez me rezultatin 4-2 është pritur me gëzim nga të gjithë tifozët kuqezi.

Një prej tyre është edhe presidenti i vendit Ilir Meta, i cili ndeshjen e mbrëmshme e ka ndjekur nga tribuna e stadiumit.

Si çdo tifoz tjetër i kombëtares, gëzimi i Kreut të Shtetit ka qenë i papërmbajtshëm në shkallët e stadiumit pas golave që i dhanë fitoren shqiptarëve.

“Fitore shqiponjash sot në “Elbasan Arena”, shkruan Meta.

Pak orë parë se të fillonte sfida në “Elbasan Arena”, presidenti kërkoi mbështetje për Kombëtaren Shqiptare, e cila gjendet në momente jo shumë të favorshme në eliminatoret Euro2020.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT