Prona është kthyer në një ‘mollë sherri’ mes dy vëllezërve në Tiranë. Sherri mes dy vëllezërve për pronën, ka degraduar në përdorimin e dhunës. Një 32-vjeçar me inicialet V.I ka marrë një thikë dhe ka goditur vëllanë e tij me incialet D.I.
Shkak për këtë sherr është bërë prona që dy vëllezërit kanë së bashku. Personi i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që 32-vjeçari është arrestuar nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32-vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.