E enjte, 24 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në Francë dhe Spanjë, mbi 10 mijë raste janë regjistruar në 24 orët e fundit. E njëjta gjë vlen edhe për Britaninë e Madhe, ku infeksionet ditore janë rritur në 5 mijë.

Në Itali situata duket tani për tani pak më e qetë, por gjithsesi ende delikate. Një nga aspektet thelbësore të kontrollit të përhapjes së virusit, është sigurisht ai i izolimit të njerëzve të infektuar, dhe rikthimi i tyre në jetën normale pasi të shërohen.

Kjo është një çështje që ka pasoja të mëdha shëndetësore, ekonomike dhe sociale. Ajo që diskutohet, në veçanti, është se çfarë kuptohet me një personi të shëruar: cilat janë kushtet që një pacient i caktuar duhet të plotësojë, në mënyrë që të deklarohet zyrtarisht i shëndetshëm dhe jo-ngjitës?

Edhe sa kohë pas përfundimit të simptomave, mund t’i rikthehet ai jetës normale? Përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk është aspak e thjeshtë. Sërish, ashtu si me shumë çështje të tjera të lidhura me pandeminë, komuniteti shkencor është i ndarë, duke nisur qe me drejtuesit e lartë të shëndetësisë.

Në janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi vetëm disa udhëzime të përkohshme, të bazuara kryesisht në njohuritë mbi koronaviruset e ngjashëm me Sars-Cov-2 (SARS dhe MERS), për të cilët rekomandoheshin 2 tamponë negativë (të kryer të paktën 24 orë në distancë nga njëri-tjetri), për të vërtetuar shërimin nga Covid-19, dhe për t’i lënë të lirë pacientët nga izolimi.

Ndërkohë në fund të qershorit, pati një rishikim të pjesshëm të këtyre rekomandimeve: OBSH hoqi nevojën për tamponin negativ, duke sugjeruar pritjen 3 ditë pa simptoma 10 ditë nga dita e parë e shfaqjes së simptomave (për pacientët simptomatikë), ose 10 ditë pas një tamponi pozitiv (për pacientë asimptomatikë).

Duket si e komplikuar, por nuk është e tillë. Ja një shembull praktik: OBSH rekomandon që nëse një pacient ka pasur simptoma për dy ditë, izolimi i tij mund të mbarojë pas 13 ditësh (10+3) nga data e shfaqjes së simptomave; për një pacient që ka simptoma për 14 ditë, ndërprerja e izolimit mund të ndodhë pas 17 ditësh (14+3) pas datës së shfaqjes së simptomave, etj.

Gjithsesi, OBSH e thekson se “vendet mund të zgjedhin në mënyrë individuale të vazhdojnë ta përdorin tamponin si një kriter kryesor për të lejuar dikë të dalë nga izolimi. Në këtë rast, rekomandimi fillestar i dy tamponëve, të paktën 24 orë në distancë nga njëri-tjetri mbetet i vlefshëm.

Arsyet për këtë lehtësim, kanë të bëjnë kryesisht me nevojën e racionalizimit të përdorimit të tamponëve, sidomos në zonat ku transmetimi i virusit është më i madh, dhe bazuar në faktin se izolimi i një personi për një kohë më të gjatë se sa duhet, mund të ndikojë në mirëqenien e tij sociale dhe ekonomike.

Por ekziston edhe një arsye shkencore. Shpesh, thotë OBSH, ngarkesa virale është aq e ulët sa nuk mund ta kapërcejë pragun e ndjeshmërisë së tamponit, dhe kjo mund të çojë në rezultate negative të ndjekura nga rezultate pozitive, ndoshta më pak të rëndësishme në terma klinikë, dhe pak tregues të infektivitetit aktual të subjektit.

Lexo edhe :   Koronavirusi/ 5 raste të reja nga 4 mijë testime në 24 orët e fundit

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë një mendim të ngjashëm. Në muajin gusht, duke cituar rezultatet e mbi 15 studimeve ndërkombëtare në lidhje me kohëzgjatjen e infeksionit, qëndrueshmërinë e ngarkesës virale, infektivitetin e pacientëve asimptomatikë, dhe rrezikun i përhapjes së infeksionit në grupe të ndryshme pacientësh, CDC vuri në dukje se sasia e materialit viral të gjallë në hundë dhe fyt bie ndjeshëm shpejt pas zhvillimit të simptomave të para, duke shtuar se kohëzgjatja e infektivitetit tek shumica e pacientëve nuk është më 10 dhjetë ditë të gjata nga fillimi i simptomave. Përjashtimi bëjnë pacientët me forma të rënda të sëmundjes, për të cilën sidoqoftë koha e karantinimit në shtëpi do të jetë më e gjatë se 20 ditë nga fillimi i simptomave.

Lexo edhe :   Pandemia drejt fundit, vetëm një rast me Covid nga 1.542 testime

Në Itali rekomandimet bazohen ende tek parimi i kujdesit maksimal. Pra kërkohet bërja e një tamponi të dyfishtë dhe pritja prej 14 ditësh në shtëpi nga zhdukja e simptomave. Ndërkohë, Franca aplikon një karantim 7 ditor. Por shumë ekspertë sugjerojnë zbatimin e rekomandimeve të OBSH dhe CDC.

Antonel Viola, imunologe dhe drejtuese shkencore e institutit kërkimor pediatrik “Città della Speranza”, dhe profesoreshë në Universitetin e Padovës, thotë se në përgjithësi është një praktikë e mirë t’i përmbahesh parimit të kujdesit maksimal.

“Por ne duhet të marrim parasysh edhe pasojat mbi mirëqenien shëndetësore, shoqërore dhe personale që sjellin kufizime shumë të forta. Pasi është vënë re se njerëzit nuk priren t’i respektojnë rregullat, në rast se ato perceptohen si shumë të rrepta ose të pamotivuara.

Provat na tregojnë se aftësia ngjitëse e virusit nga një njeri tek tjetri bie shumë pas 7-10 ditësh pas shfaqjes së simptomave, edhe pse pas 10 ditësh është e vështirë të gjesh ndonjë gjurmë të virusit”, thotë ajo.

Kjo është arsyeja pse Viola sugjeron respektimin e rekomandimeve të OBSH dhe CDC-së amerikane, për kufizimin e periudhës së karantinës dhe eliminimin e nevojës për bërjen e tamponit të dyfishtë. Por jo të gjithë bien dakord me këtë. Masimo Andreoni, profesor i sëmundjeve infektive në Tor Vergata dhe drejtor shkencor i Shoqërisë Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale, thotë se në disa raste, edhe pse është e rrallë, mund të ndodhë edhe e kundërta.

Për shembull është vërejtur, që njerëzit që në fillim kanë dalë negativë më vonë dalin pozitiv me koronavirus. “Duke mos pasur ndonjë kriter të caktuar, unë besoj se në këtë fazë të epidemisë është ende thelbësore t’i përmbahemi parimi të kujdesit maksimal. Pra test i dyfishtë negativ, dhe izolim 14-ditor”, thotë ai.

Burimi:https://www.wired.it/scienza/medicina/2020/09/25/covid-19-durata-quarantena”HYPERLINK

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën...