Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Debati/ A është mëngjesi, vakti më i rëndësishëm i ditës?

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, W-Instant
Debati/ A është mëngjesi, vakti më i rëndësishëm i ditës?

Vitet e fundit ekspertët kanë debatuar midis tyre mbi vlerën e konsumit të vaktit të mëngjesit. Historikisht, Kisha Katolike e dënonte ngrënien e mëngjesit. Studiuesit e mesjetës e interpretonin “ngrënien shumë herët”, si një nga mënyrat për të cilat Tomas Akuini thoshte në shekullin XIII-të se konsumonte mëkatin e pangopësisë.

Në fillim, vetëm fëmijët, fermerët dhe punëtorët me një status të ulët social hanin mëngjes. Por ndërkohë në shekullin XVII-të, skenat e ngrënies së mëngjesit në natyrës u shfaqën në pikturat gjermane dhe holandeze, ndërsa nga mesi i shekullit XVIII18-të, Anglia dhe Amerika ishin “duke shkëlqyer në epokën e artë të mëngjesit”, me dhoma të krijuara enkas për vaktin e mëngjesit.

Duke nisur nga fundi i shekullit XIX-të, librat e gatimit përfshinin menytë e mëngjesit. Artistët impresionistë francezë përshkruanin në tablotë e tyre njerëz që hanin mëngjes, ndërsa Xhon Kelog kishte shpikur drithërat e tij me bazë misri.

Përkundër protestës së tij, i vëllai Uill Kelog u shtoi sheqer, duke e ndryshuar përgjithmonë dietën mëngjesore të amerikanëve. Sot ndërsa më pak njerëz ulen për të ngrënë mëngjes apo për ta ngrënë atë në shtëpi, mëngjesi mund të vazhdojë të evoluojë, me më shumë “ushqime portative të mëngjesit”.

Gjithsesi, pretendimi se mëngjesi është “vakti më i rëndësishëm i ditës”, është ende objekt debatesh, dhe bazohet më shumë në raporte anekdotike, sesa në të dhëna shkencore. Madje ai madje mund të pasqyrojë më tepër një lloj marketingu të zgjuar.

Mëngjesi është një biznes i madh, me shitjen e madhe globale të drithërave, megjithëse ato kanë rënë disi vitet e fundit. Shumë kompani, përfshirë McDonald’s, duke shpresuar të përfitojnë nga popullariteti i ngrënies nëpër “mëngjesore”, ofrojnë ushqime tipike të mëngjesit gjatë gjithë ditës.

“Mëngjesi mund të jetë ose jo vakti më i rëndësishëm i ditës. Por sigurisht që është një vakt i rëndësishëm, vlera e të cilit ende duhet analizuar. Edhe pse ndërveprojmë çdo ditë me ushqimin, kemi tendencën të kemi një ndjenjë familjariteti sipërfaqësor me ushqimin”, thonë ekspertët.

Me kaq shumë aspekte sociologjike dhe psikologjike mbi ushqimin, të presësh që të gjithë t’i bazojnë të gjitha vendimet e tyre mbi ushqimin në prova shkencore, është në rastin më të mirë naive. Prandaj nuk është për t’u habitur, që ushqimi dhe veçanërisht mëngjesi shkakton debate të forta, jo vetëm nga publiku por nga vetë studiuesit.

Ishte nutricionistja e njohur e shekullit XX-të, Adel Dejvis, ajo që tha shprehjen e famshme: “Hajeni mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si një varfër”. Rëndësia e ngrënies së mëngjesit, mori një rëndësi tjetër nga studimet afatgjata nga Regjistri Kombëtar i Kontrollit të Peshës në SHBA, të nisur në vitin 1994 nga studiuesit Uing dhe Hill, që analizuan teknikat që përdorin dietistët e suksesshëm për të ruajtur humbjen e peshës.

Studimi që tani përfshin 10.000 njerëz (kryesisht gra të bardha), përshkruan pasjen e një diete me kalori të ulët, me pak yndyrë, dhe një orë ushtrim fizik çdo ditë. Më e rëndësishmja, 78 për qind e pjesëmarrësve në studim raportojnë se e hanë mëngjesin çdo ditë.

Pra ngrënia e mëngjesit, u shoqërua dhe madje u perceptua si një shkak për rënien në peshë dhe ruajtjen e kësaj rënie. Por lidhja midis ngrënies së mëngjesit me peshën, është çuditërisht e ndërlikuar.  Ka shumë ndryshime midis studimeve të ndryshme, dhe nuk ka një konsensus se si të përkufizohet mëngjesi.

Të paktën dy studime e përcaktonin ngrënien e mëngjesit, si një zakon të atyre që hanë mëngjes të paktën 4 ose më shumë herë në javë. Një studim tjetër me thuajse 15.000 burra, gra dhe fëmijë, zbuloi se rreth 20 për qind e popullsisë amerikane e shmang mëngjesin.

Por nga ata që e konsumojnë, kishte deri në 12 modele të ndryshme mëngjesi. Ekspertët kanë qenë në tërësi jo shumë koherentë në metodat e tyre për të mbledhur të dhëna, por shumica janë mbështetur tek vetë-raportimi, dhe nuk i analizojnë të dhënat në lidhje me sezonin, klimën, gjendjen mjekësore, apo edhe disponueshmërinë e ushqimit.

Përfundimi: Të hash mëngjes, në krahasim me anashkalimin e mëngjesit, nuk ka një ndonjë efekt të madh në peshën trupore. Por diferencën mund të mos e përbëjë vetëm kapërcimi apo ngrënia e këtij vakti, më shumë sesa çfarë hahet në kontekstin e aktivitetit fizik dhe sasisë së kalorive gjatë një dite në total.

Nuk ka një përkufizim të qëndrueshëm të mëngjesit, apo edhe anashkalimit të mëngjesit. Megjithatë, ngrënia e mëngjesit, mund të jetë një tregues për ata që kanë një mënyrë jetese përgjithësisht të shëndetshme.

Burimi i lajmit: https://www.psychologytoday.com/intl/blog/the-gravity-weight/202010/controversy-breakfast

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: ekspertetmengjesStudimiushqimet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Lufta që ia dorëzoi Shqipërinë komunizmit dhe llasticat me Twitter të pandemisë

Njerëzit që nuk plaken kurrë si rrezik për një shoqëri të keqe

73-vjetori i ekzekutimit të grupit të deputetëve

73-vjetori i ekzekutimit të grupit të deputetëve

Presidenti “non grata” i Shqipërisë dhe parëndësia e tij

Mandati i tretë i Ramës dhe mandati i dytë i Balliut







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com