Bota

Dalin pamjet e dhomës në ambasadë, aty ku Assange jetoi për 7 vite

               Publikuar në : 14:44 - 15/04/19 S.N

Publikohen pamjet nga “dhoma” ku qëndroi për më shumë se 7 vjet Julian Assange, bashkëthemelues i WikiLeaks.

Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër, para se të arrestohej të enjten e kaluar.

“El Pais” ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë nga kjo dhomë, ku duket Assange mjaft i qetë dhe i pashqetësuar.

Madje, themeluesi i WikiLeaks shihet në një moment i veshur me një jelek dhe pantallona të shkurtra ndërsa përpiqet të ngasë një skateboard.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT