Kronikë

Misteri i grabitjes në Rinas/Përfundon ekspertiza e mjetit të djegur, ja çfarë u gjet

               Publikuar në : 14:49 - 15/04/19 M. S

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka kryer ekspertizën e automjetit të djegur në fshatin Dritas, nga grabitësit e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit. Raportohet se brenda mjetit s’janë gjetur gjurmë biologjike, dhe se e vetmja provë e hetuesve është automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Ky mjet u përdor për të lëvizur bllokun e betonit, të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit.

Policia ka nisur të verifikojë në disa servise makinash, për të mësuar se ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shine treni dhe është kërkuar edhe informacion mbi vendin ku është porositur maska e përdorur nga Admir Murataj gjatë grabitjes.

Admir Murataj u vra pas një grabitje spektakolare brenda në aeroportin e Rinasit, në barkun e avionit ku po futeshin thasët me para të 4 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, për tu transportuar drejt Vienës.

Furgoni i grabitësve u ndoq nga policia pas grabitjes, ku pati shkëmbim nga të dyja palët, duke lënë të vrarë Admir Muratajn.

Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj, dhe është me origjinë nga Tropoja.

Vëllai i Admir Murataj-t: Dikush e ka dërguar për të marrë paratë

Aleksandër Murataj rrëfeu pak ditë më parë nga burgu se vëllai i tij Admir Murataj nuk ka qenë organizator i grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Murataj është shprehur i bindur se vëllai i tij është urdhëruar nga dikush tjetër, që ka patur informacion për shumën e parave që do të dërgohej në aeroport.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT