E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Daja e përdhunoi, si i ngriti motra kurth vëllait për ta prangosur

Një 45-vjeçar nga Prizreni ka përfunduar në prangat e Policisë kufitare të Morinës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për “abuzim seksual” me nipin e tij 8-vjeçar. Burime jo zyrtare thonë se denoncimi ka ndodhur rreth dy javë më parë.

Një ditë më parë, motra e autorit të dyshuar ka sinjalizuar policinë për ardhjen e Belul Kokollarit në Shqipëri. Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku 8-vjeçari bashkë me të ëmën kishin shkuar për të qëndruar disa ditë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar. Sakaq, në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Beratit, Kokollari i konsideroi akuzat si të montuara.

Burri nga Prizreni ka të martuar motrën e tij në Berat. Pas denoncimit dhe ekzaminimit, Policia e Beratit shpalli në kërkim 45-vjeçarin Kokollari, i cili nuk ishte në dijeni se kërkohej nga policia shqiptare. Dje ai ishte nisur për të shkuar drejt Beratit, për të vizituar motrën e tij, e cila ishte martuar prej vitesh atje dhe jetonte në lagjen “28-Nëntori”. Pas arrestimit, Kokollari është transferuar në Policinë e Beratit, ku do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor.

Kokollari rezulton i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të dhunës, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë. Besohet se ka qenë kjo periudhë, kur mendohet se 45-vjeçari ka krijuar “afrimitet” me nipin e tij, e pasuar më pas nga abuzimi seksual. Në atë periudhë, Kokollari kishte qëndruar për ditë të tëra në Berat, pasi motra e tij dhe bashkëshorti kishin pasur një konflikt me një fqinjin e tyre në gusht 2020.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...