E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

100 dollarë vota/ SPAK çon në gjykatë ish-kandidatin për deputet të LSI-së

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim ish-kandidatin e LSI-së për deputet, Etion Joka. Nga hetimet bazuar në filmimet e publikuara në media, ka rezultuar se Joka i ka ofruar një shumë prej 100 dollarësh qytetarit të identifikuar si Elis Babo. Ndaj Jokës është ngritur akuza për “korrupsion aktiv” në zgjedhje, ndërkohë Babo do të akuzohet për “korrupsion pasiv”.

Ai u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Etion Joka, kandidat i LSI-së në Njësinë nr. 1 në Tiranë, u reklamua nga LSI-ja si një prej të rinjve më premtues. Ndonëse është kapur me zë dhe me figurë duke vjedhur vota, vetë Joka, pas publikimit të videos tha se gjithçka është e sajuar dhe e montuar.

“Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe”, shkruajti ai në rrjetet sociale. Joka mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.

I renditur i 22 në listat e LSI-së në Tiranë, ai u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.131/2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në datën 23 Prill 2021 në median audiovizive, konkretisht në kanalin televiziv “Top Neës”.

Nga të dhënat e përfituara nga pamjet filmike, si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi e provuar se: shtetasi Etion Joka, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, i ka ofruar një shumë prej 100 (njëqind) USD, shtetasit Elis Babo, në këmbim të sigurimit të votave.

Në përfundim të hetimeve në datë 26.11.2021, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalim për gjykim dhe aktet e procedimit penal Nr. 131/2021, ndaj të pandehurve:

  1. Etion Joka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
  2. Elis Babo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...