Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Daçiç: Nuk quhet kompromis, po ta njohim Kosovën në të gjithë territorin

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Daçiç: Nuk quhet kompromis, po ta njohim Kosovën në të gjithë territorin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaron se zgjidhja e kompromisit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk nënkupton detyrimisht që kjo e fundit të pranojë pavarësinë e Kosovës në të gjithë territorin e saj.

“Për ne tani është e rëndësishme që të gjejmë një zgjidhje kompromisi. Kjo zgjidhje nuk mund të bëhet me detyrim, që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur në tërë territorin e saj. Ky nuk mund të jetë kompromis”, tha Daçiç.

Në një konferencë të dhënë për mediat, Daçiç u shpreh se Serbia nuk do të paraqesë asnjë pengesë për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas mediave serbe, Daçiç u shpreh se nga Kosova kërkohet të hiqet taksa 100% që ajo u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia pasi dialogu midis palëve është ndërprerë prej se Kosova e ka marrë vendimin për këtë taksë në nëntor të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se dialogu me Kosovën nuk mund të vazhdojë pa u hequr kjo taksë. Idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve, e kanë përmendur më herët edhe udhëheqësit e Kosovës, edhe ata të Serbisë.

Javën e kaluar, u anulua një takim midis përfaqësuesve të të dyja vendeve, i planifikuar të mbahet më 1 korrik në Paris. Takimi i paralajmëruar ka qenë nismë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Nuk dihet ende nëse ky takim do të mbahet në ndonjë datë të mëvonshme, ndërkohë që normalizimi i marrëdhënieve mbetet kusht si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, që të bëjnë përpara në rrugën për integrimin në BE.

Tags: dacickompromiskosovanjohje eshtetitSerbia

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Shqiptarë të fuqishëm!

Shqiptarë të fuqishëm!

“Çelja e negociatave”, Bushati: Rama gjithmonë krijon një alibi për të…

Pesë gjykatës kamikazë, një provë më shumë se zgjedhjet duheshin bojkotuar

Inter dhe Barcelona programojnë shkëmbimin e madh

Inter dhe Barcelona programojnë shkëmbimin e madh







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq
Aktualitet

Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq

by mirseda
11:40 | 16/03/2026
0

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Maliq. Arrestimi i tij ka ardhur pasi u...

Rama “zbarkon” në Vlorë, takim me deputetët dhe përfaqësuesit vendor

Rama “zbarkon” në Vlorë, takim me deputetët dhe përfaqësuesit vendor

11:36 | 16/03/2026
Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë

Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë

11:33 | 16/03/2026
Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, lideri i PD deklaratë për mediat

Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, lideri i PD deklaratë për mediat

11:28 | 16/03/2026
BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit

10:16 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com