Futboll

Inter dhe Barcelona programojnë shkëmbimin e madh

               Publikuar në : 15:06 - 24/06/19 Enno

Me ardhjen në pankinë të Antonio Contes, Interi është vënë në lëvizje në merkato për të plotësuar dëshirat e trajnerit italian. Ish-trajneri i Chelsea fillimisht piketoi repartin më problematik të zikaltërve dhe kërkoi ndërhyrje, atë të mesfushës. Sensi është tani një hap larg zikaltërve, Barella po afrohet me hapa të mëdhenj. Conte po mendon për prurjen e tretë të mundshme në këtë repart të skuadrës së tij.

Skenari është i çmendur, përfshin edhe një largim. Në fakt, më mirë do të ishte të themi se po ideohet një shkëmbim i çmendur, siç raportohet nga “Sport Mediaset”, në aksin Inter-Barcelona. Dhe çuditërisht, protagonistë janë Arturo Vidal e Radja Nainggolan.

Nuk është mister se Arturo Vidal i pëlqen shumë Antonio Conte. Ai e mori atë te Juventusi dhe gjithmonë ka pasur fjalë dashurie për kilenin. Interi dhe Barcelona, që aktualisht po e mendojnë si ide këtë shkëmbim, duhet të flasin për shifra konkrete. Nainggolan u ble për një total prej 38 milionë euro. Vidal mbërriti në “Camp Nou” për 18 milionë euro, plus 3 milionë bonuse. Problem duket paga e kilenit, e cila është dyfishi i asaj të belgut. Vidalo fiton rreth 9 milionë euro në sezon.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT