E martë, 27 Tetor, 2020
23 C
Tirana

Pesë gjykatës kamikazë, një provë më shumë se zgjedhjet duheshin bojkotuar

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Nga: Andi Bushati

Të gjithë skeptikët që kanë pasur dyshime nëse opozita duhet të bojkotonte apo jo zgjedhjet lokale me Edi Ramën, sot e kanë marrë një përgjigje më shumë. Atë ia kanë dhënë pesë kamikazë të Kolegjit Zgjedhor që kanë mbi kokë kosën e reformës në drejtësi, njësoj si Arta Marku apo Donika Prela që nuk hetojnë dot narkotrafikantët që vjedhin vota.

Këta të pestë, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, vendosën këtë të hënë se dekreti i Kreut të Shtetit për anullimin e 30 qershorit si datë zgjdhjesh është i pavlefshëm.

Por, më qesharak sesa vendimi që morën është mënyra si ata u përdorën për të mbërritur deri aty.

Pasi Ilir Meta plasi bombën e anullimit të zgjedhjeve, pasi dekreti i tij hyri në fuqi kur u botua në Fletoren zyrtare, Rilindjes që nuk tërhiqej nga zhvillimi i zgjedhjeve moniste, i duhej një shteg ligjor për të shpëtuar. Për këtë shërbeu partia pa anëtarë e famozit Idajet Beqiri. Ajo i bëri një kërkesë KQZ-së gjoja për tu ç’rregjistruar nga zgjedhjet pas dekretit presidencial. KQZ sipas planit i’a hodhi poshtë.

Dhe nga një përdorimsh Beqiri mori vlerë dy përdorimshe sepse iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, në mënyrë që ti jepte mundësi Edi Ramës për t’u justifikuar se një gjykatë e hodhi poshtë moslejimin e zgjedhjeve.

Dhe ngjau pikërisht ashtu sikurse Lapsi.al e kishte parashikuar se do të ndodhte që në 13 qershor (lexo linkun poshtë).

Kulisat/ Tentativa e Ramës për të rrëzuar në Kolegjin Zgjedhor dekretin e presidentit

Pra, partiza e Beqirit i shërbeu kombit duke zgjidhur krizën më të madhe kushtetuese që ka kaluan ndonjëherë Shqipëria.

Ata pesë gjykatës, duke marrë përsipër të mos lejonin ç’rregjistrimin e “Unitetit…” nga gara i shpëtuan fytyrën dhe lundrimin në paligjshmëri Edi Ramës.

Për ata gjyqtarë nuk ka aspak rëndësi argumentimi juridik që kanë zgjedhur, i rëndësishëm është përdorimi politik. Sepse ata u bënë pjesë e një makinerie të skicuar në zyrën e kryeministrit, për mënyrën se si fushata do vazhdonte në mënyrë të paligjshme, se si KQZ do sillej si një bandë që interpretonte dekretet presidenciale, se si do futej në lojë Idajet Beqiri, se si shfaqen e tij do ta vazhdonte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për të mbyllur në fund historinë në Kolegjin Zgjedhor.

Lexo edhe :   Rama: Do e votojmë Kodin Zgjedhor/ Meta bën lëvizjen e radhës
Lexo edhe :   Meta çon në Venecia ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Pra, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, nuk bënë asgjë më shumë sesa ajo që tha Edi Rama vetëm një minutë pasi u njoh me dekretin e Metës: ai është i pavlefshëm dhe presidenti duhet shkarkuar.

Në këtë kuptim, ata janë disa mjeranë që tremben për vendin e punës, me të cilët nuk ia vlen të merresh. Fabula e tyre ka rëndësi për tjetër gjë. Ajo ka rëndësi për të na dëshmuar se deri në ç’pikë e ka kapur për gryke shtetin Rilindja.

Parodia e Kolegjit Zgjedhor/ Meta s’ka të drejtë, në 30 qershor ka zgjedhje

Ndryshe pse PS do ta vazhdonte fushatën kur së paku formalisht dhe përkohësisht ajo ishte pezulluar me ligj pas dekretit të Metës? Ndryshe pse KQZ do të sillej aq politikisht duke u shtirur se ky dekret ishte i pavlefshëm? Ndryshe policia pse do të zbatonte urdhrat partiakë, se zgjedhjet do të zhvillohen me çdo çmim, pavarësisht nga rezervat e bashkive të drejtuara nga opozita?

Le të supozojmë për një moment se dekreti i Metës ishte antikushtetues dhe në tejkalim të kompetencave presidenciale. Le të supozojmë se ai mund të rrëzohej, jo ekskluzivisht nga gjykata kushtetuese që mungon, por nga kolegji apo gjykata administrative…

Por përsëri dalim tek pyetja: pse asnjë organizëm shtëtëror nuk priti qoftë dhe vendimin e këtyre gjykatave minore?

Përgjigja është e thjeshtë: se ato e dinin paraprakisht vendimin që do të merrej. Në ç’do autokraci nuk ka vend për surpriza.

Edhe Kolegji Zgjedhor i kësaj të hënë këtë vërtetoi. Ai dëshmoi se pushteti e ka shtrirë në arkivol shtetin.

Dhe qoftë edhe vetëm për këtë bojkoti i opozitës ishte tejet i vlefshëm. Për të na treguar se deri ku mund të zhyten duart në krim. Për të na bindur se si sillen banditët kur ua lë fushën bosh: njësoj si grabitësit me maska përpara kasafortave të hapura të një banke.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Policia parandalon një ngjarje të rëndë, i riu dhunon dhe kanos familjarët

Policia ka parandaluar ngjarjen tragjike në vend, ku një i ri ka dhunuar dhe kanosur familjarët. Shërbimet e Policisë Kurbin dhe forca e posaçme...

Kosovë, kurba e Covid-19 mbetet e njëjtë

Kosova ka regjistruar 197 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,018 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24...

Meta jep sinjalin e radhës: Në 25 prill do fillojë epoka e sundimit të popullit

Presidenti Meta, në një tjetër mesazh në rrjetet sociale, paralajmëron se në datën 25 prill 2021 do të fillojë epoka e re e sundimit...

Komisioni i Ligjeve i jep goditjen e fortë Metës, deputetët që votuan pro

Me 15 vota pro, Komisioni i Ligjeve ka vendosur që dekreti i Presidentit Meta për Kodin e Ri Zgjedhor do kalojë sërish në Kuvend...

Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor

Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e presidentit për Kodin Zgjedhor, me 15 vota kundër dhe 2 pro. Pak çaste më parë, kryeministri Rama refuzoi apelin...