SHBA do ndihmojnë Shqipërinë me 1.2 milionë dollarë, lidhur me situatën me pandeminë që ka prekur mbarë botën.
Lajmin e bën të ditur ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shkruan në “Twitter” se kjo ndihmë do të shkojë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve të reja të infektuar, ekspertët, etj.
Gjatë 24 orëve të fundit, ISHP ka konstatuar 21 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 539 numrin total të të prekurve.
Shkodra konsiderohet si vatra më problematike për koronavirusin sot në Shqipëri, krahas Tiranës. Shkodra tani numëron 94 raste.