Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Taktika të reja për të mos i kapur policia, çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit (VIDEO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Gjobat nuk përbëjnë asnjë problem për qytetarët në territorin shqiptar. Ndonëse qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat lidhur me pandeminë, e ku kontrollet janë të shpeshta, shqiptarët nuk duan t’ia dinë.

Ata vijojnë të dalin shëtitje në këmbë ose me biçikleta. Po kështu nuk mungojnë edhe rastet kur qytetarët nuk u binden urdhrave të unifomave blu, dhe i dhunojnë. Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 615 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet E. S., pasi është konstatuar duke lëvizur jashtë fashës orare, dhe ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e policisë në detyrë.

E ndërsa në Durrës është proceduar penalisht shtetasi A. M., pasi u kap nga shërbimet e policisë me një dokument të Ujësjellës Kanalizime Durrës, me qëllim lëvizjen e lirë. Nga verifikimet e bëra, nuk rezulton të jetë punonjës i kësaj ndërmarrje.

Njoftimi

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 75 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″. Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh. Q., banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit.  Është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse. Po në Tiranë janë proceduar penalisht R. T. dhe A. T., banues në Krujë, pasi duke qarkulluar me një mjet, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe i kanë fyer e kanosur ata.  Në Durrës është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. P., pasi është konstatuar duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër. Në Berat është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. M., pasi është konstatuar duke drejtuar motorin pa targa dhe pa leje drejtimi. Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 615 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.  Në Kukës është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi F. H., banues në Kukës, pasi ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm, duke dalë jashtë ambienteve të banesës.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi E. S., banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke lëvizur jashtë fashës orare dhe ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e Policisë në detyrë. Në Korçë janë proceduar penalisht J. K. dhe A. K., pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për shkak të detyrës, si edhe kanë prishur qetësinë publike. Në Durrës është proceduar penalisht shtetasi A. M., banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë me një dokument të Ujësjellës Kanalizime Durrës me qëllim lëvizjen e lirë, por nga verifikimet e bëra nuk rezulton të jetë punonjës i kësaj ndërmarrjeje. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 2 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura. Në të gjithë vendin janë konstatuar 8 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020. Në Kukës është proceduar penalisht për fshehje të ardhurash shtetasi N. C., banues në Kukës, pasi ushtronte aktivitetin në bar restorantin e tij, pa u regjistruar në organin përkatës. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tags: arrestimetkoronavirusitPolicia e Shtetit

TË LIDHURA

Aktualitet

BBC jehonë protestës për Zvërnecin: Qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:00 | 04/06/2026
Aktualitet

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

17:17 | 04/06/2026
Aktualitet

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

17:02 | 04/06/2026
Next Post

Klubi i njohur anglez parakalon Lazion, dorëzon në tavolinë 25 milionë euro për Muriqin

A e ka një emër të mandatarit? Kurti i kthen përgjigje Thaçit

Chris Hemsworth flet për ndarjen e Miley Cyrus me Liam







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Bota

Katër cisterna iraniane thyejnë bllokadën, transportojnë 7 milionë fuçi naftë përmes Hormuzit

by mirseda
18:11 | 04/06/2026
0

Katër cisterna me flamur iranian janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit me ngarkesa të plota nafte, në...

Arbër Hoxhën e donin në Angli, e zbulon trajneri

18:04 | 04/06/2026

BBC jehonë protestës për Zvërnecin: Qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:00 | 04/06/2026

Ndeshja me Luksemburgun, Ramadani: Këto dy miqësore na shërbejnë për të ardhmen

17:57 | 04/06/2026

Probleme për Argjentinën, lojtari në dyshim për Botërorin

17:28 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com