E hënë, 25 Maj, 2020
18 C
Tirana

COVID-19/ PD: Fatkeqësisht kryeministri është në betejë me shqiptarët

Më të lexuarat

Si do bëhet hapja e transportit publik? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se hapja e transportit publik do të bëhet “pjesë-pjesë”. Kreu i Qeverisë sqaroi qytetarët se deri në fund të...

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave

Në Shqipëri është rritur numri i viktimave nga COVID-19, duke shkuar në 32. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mbrëmjen e sotme ka ndërruar...

“Rreth 131 mijë debitorë nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje”, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e...

Budina paralajmëron surpriza për nesër: Dy dosje të reja në SPAK

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u zhvendos pasditen e sotme në Kukës, ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e Teatrit. Ata kanë...

Presidenti austriak thyen masat kufizuese, kapet ‘mat’ nga policia në restorant

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen është kapur nga policia bashkë me gruan e tij, Doris Schmidauer, në një restorant në Vjenë teksa...

Ndahet nga jeta ish-kreu i PD-së në Mirditë/ Basha: Drejtues i shkëlqyer vendor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bën me dije se është ndarë nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike në Mirditë, Preng Toma. Përmes një postimi në...

Letra / Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kujton kontratën Bashës

Në adresë të kryedemokratit Basha, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit i ka dërguar sot një letër publike, ku i kujton marrëveshjen që ka nënshkruar...

Aksident rrugor në aksin Seman-Fier, plagosen dy persona

Së fundmi ka ndodhur një aksident rrugor në aksin Seman-Fier. Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në zonën e njohur si Çlirim i Fierit. Raportohet se kanë mbetur...

COVID-19/ Kur do hapen kufijtë? Rama tregon datën

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët, më datën 1 Qershor. “Duke nisur nga 1 Qershori do...

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se 50 persona kanë humbur jetën në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të...

Partia Demokratike përmes një postimi të publikuar së fundmi në Facebook, akuzon kryeministrin Edi Rama se nxit përplasjen sociale mes 3 milion shqiptarëve.

“Nisma e tij për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit e bizneseve të mbyllura është një vepër e turpshme që mëton të ndajë shqiptarët”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Kjo e fundit gjithashtu shkruan se Kreu i Qeverisë Edi Rama është në betejë me shqiptarët.

Reagimi i plotë i PD: “Edi Rama mbron oligarkët e 120 milionë eurove dhe nxit përplasjen sociale mes 3 milionë shqiptarëve

DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKE:

Në këtë kohë pandemie, ku çdo qytetar është në betejë për të mposhtur virusin dhe për t’ia dalë pa dëme në jetë njerëzish, fatkeqësisht kryeministri është në betejë me shqiptarët.

Nisma e tij për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit e bizneseve të mbyllura është një vepër e turpshme që mëton të ndajë shqiptarët.

Ky është një vendim antikushtetues, i padrejtë dhe i rrezikshëm.

Njeriu që nuk pranon të anullojë kontratat koncesionare ku palë është qeveria, por shpall anullimin e kontratave ku palë janë subjekte private, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie.

Për të mbrojtur oligarkët, për të mbrojtur paratë e vjedhura, Edi Rama ka braktisur qytetarët dhe bizneset dhe tani po mundohet që t’i përplasë ata me njëri-tjetrin.

Në Shqipërinë e varfëruar, shumë qytetarë jetojnë me qiratë që marrin, një pjesë tjetër paguajnë shpenzimet e tyre me qiratë dhe një grup tjetër paguajnë këstet e kredive me to.

Mospagesat e qirasë do të ulin jo vetëm të ardhurat për qiradhënësit, por gjithnjë e më shumë shqiptarë nuk do të kenë aftësi paguese. Ekonomia në vend do të goditet akoma më keq në zinxhirin e konsumit. Dhe kjo vetëm do të shtojë varfërine dhe numrin e të varfërve.

Një qeveri e përgjegjshme nuk do t’i hidhte shqiptarët kundër njëri tjetrit, në këto ditë të vështira. Një qeveri që mendon për të gjithë qytetarët, si për qiramarrësit ashtu edhe për qiradhënësit, një kryeministër që angazhohet në betejë për të mbrojtur popullin e tij nuk përpiqet të krijojë ndasi.

Lexo edhe :   Gazeta franceze “Le Monde” i kushton një artikull shkatërrimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë
Lexo edhe :   SHBA eksporton koronavirusin

Një qeveri e përgjegjshme duhet të gjejë burimet e nevojshme për të mbështetur bizneset e vogla përmes heqjes apo pezullimit të përkohshëm të taksave.

Likuiditeti i parave do të përdorej për të paguar një qira që mund të rinegociohej mes palëve.
Një kryeministër i përgjegjshëm duhet të ndërhyjë duke siguruar pagesën e 50% të qirasë për bizneset e mbyllura, siç po ndodh në Kosovë.

Do të siguronte ndihmë ekonomike duke paguar një pjesë të rrogës së këtyre punonjësve siç bën Kosova.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të heqë dorë nga vjelja e qirave shtetërore ndaj bizneseve. Duke i dhënë atyre mundësi që me ato para të paguajnë punëtorët e tyre.

Por për fat të keq, shqiptarët janë sot të vetëm në këtë betejë. Kryeministri nuk mendon për ta, dhe për vështirësitë ekonomike që po prekin çdo ditë e më shumë familjet e shqiptarëve.

Në buxhetin e shtetit janë sot 120 mln euro të destinuara për projektet korruptive të PPP-ve, janë mbi 50 mln euro në formë tenderash të dyshimtë që ju janë dhënë të klientëve të përhershëm.

Edi Rama nuk pranon që të heqë dorë nga këto kontrata, së paku për një afat një vjeçar. Kryeministri nuk pranon që të sakrifikojë aferën e 120 mln eurove nga buxheti i shqiptarëve.
Mes shqiptarëve dhe oligarkëve Edi Rama ka zgjedhur këta të fundit, edhe në kushtet e tmerrshme në të cilën ndodhet vendi sot.

Prandaj ka vendosur ti hedhë kundër njëri tjetrit shqiptarët, që t’i shtyjë ata në një konflikt social dhe të shmangë përgjegjësinë e tij dhe detyrimin e tij ligjor për t’iu përgjigjur me fonde, detyrimeve për qeverinë që i përcakton qartë Ligji i Emergjencave.

Sepse Edi Rama e ka për detyrim ligjor në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për Fatkeqësinë Natyrore që të dëmshpërblejë çdo humbje të qytetarëve dhe bizneseve. Kjo nuk është në dëshirën e tij, ky është detyrim që rrjedh nga Kushtetuta e Shqipërisë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta i ‘përvishet’ Ramës: Unë punoj me letra, s’merrem me thashetheme

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se punon me letra dhe jo me Facebook e Twitter, duke iu...

Mesazhi i Yuri Kim, Meta: S’jam unë targeti i Ambasadores

“Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi!” Kështu shprehej Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, disa ditë më...

Leonard Solis: Mos u çudisni, vaksina për COVID-19 mund të mos dalë asnjëherë 

Mjeku i njohur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdeshëm, pasi një vaksinë ndaj COVID-19 mund...

Pipero: Rritja e temperaturave ul transmetueshmërinë e virusit

Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi në “360gradë” në RTV Ora,  se ka disa studime që dëshmojnë se rritja e temperaturave, ul transmetueshmërinë e virusit. Ai...

Frikë nga rikthimi i virusit? Pipero: Pasojat do jenë të lehta

Shqetësimi më i madh për momentin është nëse do të ketë një rikthim edhe më të rëndë të virusit. Shumë është folur për këtë...
WhatsApp KONTAKTO TT