Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përpjekja e politikanëve të Kosovës, për të përçarë më shumë Perëndimin se sa Serbinë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Mero Baze

E vetmja shpresë ku Sllobodan Milosheviçi kishte mbështetur strategjinë e tij për Kosovën në vitin 1999, deri në Rambuje, ishte përçarja e Perëndimit. I bindur se SHBA dhe BE do të ndaheshin për ndonjë gjë në planin e përbashkët për Kosovën, ai i qëndroi deri në fund projektit të tij.

Por mrekullia ndodhi. SHBA, Britania e Madhe dhe gjithë vendet e Bashkimit Evropian, i qëndruan një plani, një ideje , një kërkese, një standardi, dhe Serbia e Milosheviçit nuk gjeti dot asnjë të çarë për të depërtuar. Pati disa ministra të Jashtëm evropianë që u lëkundën dhe ishin gati të krijonin një dualizëm, por nuk funksionoi. Ishte e pabesueshme se si e majta dhe e djathta evropiane, që nuk merren vesh thuajse për asgjë, u morën vesh të ishin bashkë për Kosovën. Ish- komunistë internacionalistë si Joshka Fisher apo D’Alema, por dhe konservatorë si Shiraku, nuk u thyen. Dhe ky ishte fundi i Milosheviçit.

Në procesin e ri të negocimit të një marrëveshje Serbi- Kosovë, për të mbyllur këtë kapitull që kulmoi me lirinë e Kosovës më 1999, ky faktor është në favor të Serbisë. Politikanët e Kosovës, në pamundësi për të bërë politikën e tyre dhe për të qenë realistë në ndjekjen e këshillave të Perëndimit, janë angazhuar më shumë se çdo serb tjetër, për të krijuar dy politika të Perëndimit në Kosovë, atë të SHBA, dhe atë të Bashkimit Evropian.

Në të vërtetë, kjo më shumë se sa ndarje reale, është një ndarje e shpikur nga Kosova për interesa të vogla meskine dhe për t’u dukur të justifikuar nga ko “ndarje” për gabimet e tyre të rënda.

Albin Kurti sot është në krye të atyre që po ngulmon se politika e SHBA është e gabuar dhe se kjo e BE është e pranueshme. Edhe sot i fryu këtij zjarri, duke keqpërdorur deklaratën përshëndetëse të BE për heqjen e taksave dhe mos përmendjen e masave patetike të reciprocitetit, që në finale, vetëm sa e lënë procesin në vend numëro.

Brukseli sot është më i alarmuar se kushdo tjetër, pasi ka parë në tavolinë talljen e Albin Kurtit me heqjen e taksës dhe gjoja vendosjen e reciprocitetit, duke e rikthyer problemin në pikën zero.

E vërteta është se vëmendja evropiane ndaj Kosovës tani nuk është në një gjatësi vale me SHBA, por nuk është askund e shkëputur nga ajo. Nuk ka asnjë fakt që të na bëjë të mendojmë se Bashkimi Evropian ka një plan ndryshe nga SHBA për bisedimet Serbi- Kosovë. Thjeshtë SHBA është më energjike, më e angazhuar dhe konkrete në veprim.

Pak i ka fryrë këtij zjarri dhe qëndrimi mosbesues i disa liderëve të tjerë të Kosovës ndaj të dërguarit të BE për Kosovën, sllovakut Lajçak, sidomos deklaratat e presidentit Thaçi. Është e vërtet se Lajçak vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën, por diplomacia nuk bëhet me biografi, si në komunizëm. Ai përfaqëson në atë rol Bashkimin Evropian, dhe Kosova nuk pret t’ia zgjidhë çështjen e saj Sllovakia, por Bashkimi Evropian.

Pakënaqësia ndaj profilit të tij, po ashtu forcon idenë se disa liderë të Kosovës janë kundër BE, e disa si Kurti, kundër SHBA. Kjo në fakt është pikërisht ajo që ëndërron Serbia, që Perëndimi të mos jetë unik dhe me një zë për Kosovën, siç ishte më 1999.

Për fat të keq të Serbisë, Perëndimi është unik për Kosovën dhe ka një qëndrim. Si BE, ashtu dhe SHBA, duan fillimin e bisedimeve pa kushte Serbi- Kosovë dhe përfundimin e njohjes reciproke mes dy vendeve, që do të garantojë perspektivën perëndimore të Kosovës dhe Serbisë.

Këto përpjekjet për të shpikur dy qëndrime të Perëndimit në Kosovë, janë produkt i tinzarive politike të Prishtinës, të atyre që mendojnë se po bëjnë heroizëm duke i shpallur luftë SHBA nga një anë dhe të tjerëve që mendojnë se edhe BE, duhet të caktojë një si ambasadori Grenell për bisedime.

Dhe pastaj përfundojmë tek kjo dita zero e heqjes së taksës nga Kurti, që nuk paraqitet si ditë e heqjes së taksës, por si “ditë e vendosjes së masave të reciprocitetit”. Në fakt, ai pat premtuar se nuk do të ketë një ditë, kur taksa të jetë hequr dhe reciprociteti, të mos jetë arritur.

Ajo ditë që Kurti premtoi se nuk do të vijë kurrë, është sot. Por ndoshta e ka zgjedhur me vetëdije 1 prillin, që mos t’ia marrim për të madhe.

Dhe e gjitha kjo është një fyerje e inteligjencës, që mund ta pranojnë vetëm militantët trushpëlarë të VV. Por akoma më keq, kjo është një fyerje për ata perëndimorë, që realisht presin që liderët e Kosovës të jenë seriozë, së paku në raportet me Perëndimin, dhe jo të harxhojnë më shumë energji për të përçarë Perëndimin, se sa Serbinë.

 

Tags: kosovaremero bazePerëndiminpolitikanëtSerbinë

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Rama ia kthen PD: Sa gjynah! Kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish

Milani i propozon kontratën absurde, Igli Tare hedh grepat për të blerë yllin kuqezi

“Më jep Lautaron, të jap para dhe të plotësoj formacionin”, Interi pranon ofertën katalanase







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit

by mirseda
12:40 | 06/06/2026
0

Pas 6 ditësh në kryeqytet, protesta ndaj projekti Zvërnecit sot është zhvendosur në plazhin e Dalanit. Nisja...

Spitali i Traumës: Efektivi i plagosur në Maliq mbetet i intubuar, por në gjendje të qëndrueshme

12:18 | 06/06/2026

Dhunoi rëndë një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

11:56 | 06/06/2026

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com