Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 5 viktima brenda 24 orëve të fundit

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 26 numrin e përgjithshëm të viktimave në këtë vend.

Dy nga viktimat janë nga Kumanova, një nga Labunishta e Strugës, një nga Çellopeku i Tetovës dhe një nga Shtipi.

Numri i të diagnostikuarve të rinj me COVID-19 brenda ditës së fundit është 29; prej tyre 15 në Shkup, 7 në Kumanovë, në Strugë dhe Kocan nga 3 dhe në Prilep 1 rast, teksa numri i përgjithshëm ka arritur në 599.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup janë shtruar 67 pacientë, 6 mbahen në jetë me respiratorë, 12 janë në gjendje më të rëndë.

Deri më tani rezultojnë 30 persona të shëruar nga sëmundja.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se deri tani janë testuar 5897 persona dhe tek një numër i vogël pacientësh është përsëritur testimi për COVID-19.

Vetëm sot, e martë, janë bërë 386 teste. Z. Filipçe tha se pacientët të cilët po trajtohen me antibiotikë dhe ilaçin kundër malaries janë në gjendje të qëndrueshme.

Ministri me një ekip të shtabit për mbikëqyrjen e gjendjes me koronavirusin kanë vizituar spitalin e Kumanovës, ku ka pasur një shpërthim të virusit dhe një rritje të menjëhershme të të prekurve. Në këtë spital, 18 mjekë dhe personel mjekësor janë të prekur nga sëmundja. Ministri tha se përveç repartit të infektivit, të gjitha repartet e tjera funksionojnë normalisht në këtë spital.

Ministri Filipçe, i cili është doktor, kirurg me profesion, u bëri thirrje kolegëve të tij mjekë që të kenë kujdes, ta ruajnë veten, ndërsa qytetarëve që t’i respektojnë masat e lëvizjes dhe të distancimit social në mënyrë që t’i ruajnë mjekët dhe vetë sistemin shëndetësor.

Autoritetet shëndetësore vazhdojnë ta cilësojnë si ngritje lineare numrin e pacientëve të prekur me koronavirus, duke përjashtuar rastin e Kumanovës, ku këto ditë pati më shumë të prekur krahasuar me zonat tjera të vendit.

Masat shtrënguese janë ashpërsuar dhe nga e mërkura, ora e ndalim-qarkullimit do fillojë në 16:00 dhe do të jetë në fuqi deri në 5:00, ndërsa nga e premtja në orën 16:00 ndalohet lëvizja e njerëzve gjatë gjithë fundjavës, deri të hënën në orën 5:00.

Ndërkohë, të moshuarit prej 67 vjeç e më tepër gjatë ditëve të punës kanë vetëm dy orë në dispozicion dhe atë nga 10:00 deri në 12:00, ndërsa të rinjtë e moshës deri 18 vjeç do të mund të dalin vetëm ndërmjet orëve 13:00 dhe 15:00. /Rel

Tags: 24 orekoronavirusMaqedoni e Veriutviktima

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

“Me Metën kemi dakordësi”, Rama: Opozita është fatkeqësi kombëtare

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Sulm me thikë në New York, pesë të plagosur

by mirseda
10:00 | 08/06/2026
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin Penn të New York-ut,...

Lufta Ukrainë-Rusi/ Droni godet trenin e pasagjerëve në Krime, humb jetën makinisti

09:56 | 08/06/2026

Marta Kos uron Kurtin për fitoren dhe bën thirrjen: Kompromis politik për rrugën e Kosovës drejt BE

09:41 | 08/06/2026

“Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama reagon për pankartat e përdorura në protestën për Zvërnecin

09:39 | 08/06/2026

“Ishte pika e fundit”, BIRN: Revolta dhe protesta kundër Ramës dhe qeverisë

09:37 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com