Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me 70% nga viti 2005

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me 70% nga viti 2005

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të gjashtëmujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group.

Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, ky indeks është rritur me rreth 70%. Shtrenjtimi ka vijuar dhe në 6 mujorin e parë të vitit 2021, ku tregtuesi tjetër, ai i çmimeve mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë (që përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar) u rrit me 4.22%, në raport me fundin e 2020-s.

Sipas indeksit, çmimet reale të shitjes së apartamenteve u rritën me shpejtësi deri në 2009-n, duke u shtrenjtuar me rreth 50%, në raport me vitin e parë të marrë në konsideratë. Më pas, tregu shënoi maturim dhe çmimet shënuan tendencë rënëse deri në 2015-n dhe mbetën të qëndrueshme deri në vitin 2017. Pas kësaj periudhe nisi një tjetër valë e rritjes së çmimeve, që kulmoi në vitin 2019, me një shtrenjtim rreth 20% në një vit. Në pjesën e parë të 2020-n, kur vendi ishte në mbyllje për shkak të pandemisë, u shënua një rënie e lehtë vetëm në tremujorin e dytë, por që zgjati fare dhe më pas çmimet shënuan një tendencë të lehtë rritëse.

Sipas raportit, që shoqëron publikimin e indeksit, në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën 2005-2021* me frekuencë vjetore për periudhën 2005-2019 dhe frekuencë tremujore për vitin 2020 dhe 2021. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.

Grafiku 1. Indeksi i çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën 2005-2021*[1], (2005=100)

[1] 2021* nënkupton tremujorët, ndryshe nga periudha 2005-2019, e cila është me frekuencë vjetore.

Çmimet mesatare u rritën me 4.2% në 6 mujorin e parë 2021

Çmimi mesatar[1] real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në Euro/m2 për periudhën 2005-2021*, shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) ka lëvizur brenda intervalit 662 euro/m2 – 1,102 euro/m2, sipas Keydata.

Ndërsa çmimet mediane[2] (vlera e mesit), përgjatë kësaj periudhe kohore, janë luhatur brenda intervalit 630 në 1,016 euro/m2.

[1] Çmimet mesatare shprehin çmimin e shitjes së një apartamenti në një zonë të caktuar, i cili përllogaritet si shumë e çmimeve të shitjes ndaj numrit total të apartamenteve në shitje në atë zonë.

[2] Çmimet mediane shprehin vlerën e mesit të çmimit të shitjes nga një numër apartamentesh në shitje.

Në tremujorin e parë dhe të dytë 2021, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 1,095 euro/m2 dhe 991 euro/m2 dhe 1,102 euro/m2 dhe 1,016euro/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e katërt 2020, në gjashtëmujorin e parë, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 4.22%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 1.95%.

Ҫmimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.

Në tremujorin e parë 2021, indeksi me frekuencë tremujore i shitjes së apartamenteve në Tiranë përllogaritet në 170.29, ndërsa në tremujorin e dytë indeksi përlogaritet në 171.45 i cili krahasuar me tremujorin e parë 2021 është rritur me 0.69 %. Gjashtëmujori i parë 2021 krahasuar me tremujorin e katërt 2020 ka shënuar një rritje me 0.75%. Një rritje në këtë vlerë lidhet me situatën aktuale të pandemisë në të cilën është duke kaluar vendi, gjë e cila tregon një farë rimëkëmbje edhe pse të ngadaltë të tregut të tregut të pasurive të paluajtshme dhe në veçanti të shitjes së apartamenteve në Tiranë. /Monitor

Tags: apartamentecmimetshqiperi

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Çfarë po ndodh rreth nesh? Zhvillimet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Çfarë po ndodh rreth nesh? Zhvillimet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Posta e mëngjesit/ Ngjarjet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Posta e mëngjesit/ Ngjarjet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Po ‘digjet’ Italia, termometri shënon 48.8 gradë

Po ‘digjet’ Italia, termometri shënon 48.8 gradë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com