E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Cilësohet si “Messi i ri”, Real Madrid ‘blindon’ vogëlushin shqiptar (Video)

Quhet Olghe Balliu, është 13 vjeç me origjinë shqiptare dhe ka bërë për vete një klub legjendar si Reali i Madridit. Orët e fundit në internet ka filluar të qarkullojë e të bëjë xhiron e botës një video e vogëlushit shqiptar teksa bën 198 xhonglime me një top tenisi madje  kanë filluar ta quajnë Lionel Messi i ri.

‘Messi kishte bërë 180 xhonglime”,tregon babai i vogëlushit Lulzim Balliu që filmoi arritjen e të birit që aktualisht është te Cittadella. Tashmë mbi të i ka hedhur sytë pikërisht Reali i madridit që po e vëzhgon me vëmendje atë duke ditur se nuk mund ta marrë në radhët e tij përpara moshës 16 vjeçare të futbollistit.

Olghe 1.45 m i gjatë, u përzgjodh nga Reali i Madridit për ta pasur në akademinë e tij, gjatë zhvillimit të një turneu në Itali. ‘Olghe e ka trashëguar pasionin për futbollin nga bashkëshorti im-tregon për Ansën, nëna e 13 vjçarit, Mimoza Balliu-që i vogël ishte me topin në këmbë dhe kur ishte 5 vjec bëri 100 xhonglime. Idhulli i tij është Messi, ka të njëjtin fizik e sheh veten te ai. Cristiano Ronaldo është shumë ndryshe edhe pse Olghe është tifoz i Juventusit.

Për sa i përket provës me Realin e Madridit, Mimoza tregohet e kujdesshme teksa deklaron se ka shumë entuziazëm por shton se duhet parë nëse ka të ardhme apo jo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...