Start fantastik i Shqipërisë përballë Andorrës. Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Armando Sadiku. Një lojtar mjaft i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare.
Shqipëria ishte duke e dominuar ndeshjen që nga minuta e parë duke goditur traversën me Uzunin. Aksione të shumta por goli do të vinte në minutën e 21’, ku portieri i vendasve bën një gafë të pafalshme dhe Sadiku përfiton me mjaft zgjuarsi dhe dërgon topin në rrjetë.