Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Cila do të jetë perspektiva e Ballkanit Perëndimor pas Brexit

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Cila do të jetë perspektiva e Ballkanit Perëndimor pas Brexit

“Pas Brexitit do të ndryshojë edhe statika e Bashkimit Evropian – gjë që deri tani nuk ka ndodhur”, pohon ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuters. Për Gjermaninë do të thotë kjo një ngritje e përgjegjësisë për zhvillimet në Bashkimin Evropian – sepse disa vende të vogla e shohin tani Berlinin si një nga përfaqësuesit kryesor të interesave të tyre. “Britania e madhe ka qenë për Danimarkën, Suedinë apo Holandën një partner shumë i rëndësishëm. Këto vende kanë tani interes për një partneritet më të ngushtë me Gjermaninë”, thotë Roth duke shtuar se Gjermania duhet t’u përgjigjet këtyre kërkesave.

Raportet mes Francës dhe Gjermanisë

Roth ka hedhur poshtë pohimet se raporti i Gjermanisë me vendet lindore apo baltike mund të ndryshojë. “Me Poloninë apo vendet baltike ne kemi pasur gjithmonë raporte të ngushta”, tha ai. Debatet për Brexitin e kanë larguar pak Britaninë e Madhe nga vendet tjera, sepse britanikët kanë kundërshtuar hapjen e tregut për fuqinë punëtore nga vendet tjera. Ndaj shumë vende kanë qenë gjatë negociatave për Brexit të afërta me pozicionet e Gjermanisë. Roth kundërshton edhe pohimet se pas Brexitit mund të ndryshojnë edhe raportet mes Gjermanisë dhe Francës. “Disa vende kanë dyshuar se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ahenit në fillim të vitit 2019, mund të ketë një afrim të tepërt mes Gjermanisë dhe Francë. Por raportet e Berlinit me Parisin janë të ngushta pavarësisht Brexitit”. Roth kundërshton edhe pohimet se Gjermania dhe Franca pas Brexitit do të detyrohen të kenë qëndrime të ndryshme dhe mund të shndërrohen në dy pole të ndryshme.

Zgjerimi i BE

Sa i përket zgjerimit të BE, Gjermania është e mendimit se kjo është një çështje e veçantë. Gjermania angazhohet për fillimin sa më të shpejtë të negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Ndërkohë që Franca ka qenë kundër. “Shpresoj se së shpejti do të ketë lëvizje në këtë temë. Komisioni i BE do të paraqesë së shpejti një propozim me të cilin shpresojmë se do të dakordohen të gjitha vendet anëtare.”

Britania e Madhe do të dalë nga BE me 31 janar. Parlamenti Evropian duhet më parë me 29 janar, të miratojë marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Pritet që BE deri në fund të vitit t’i ofrojë Londrës një marrëveshje për rregullimin e raporteve mes tyre në të ardhmen./DW/

Tags: Ballkani PerëndimorbeBrexitperspektiva

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Paqe në Lindjen e Mesme? Be-ja reagon mbi planin e presidentit Trump

Paqe në Lindjen e Mesme? Be-ja reagon mbi planin e presidentit Trump

Një tërmet i fuqishëm 6.2 ballë ‘shkundi’ këtë shtet, detajet

Të dhënat e IGJEUM/ Pas tërmetit të mbrëmshëm kanë rënë edhe 7 të tjerë

Masakroi kunatën, policia i nxjerr foton autorit

Aksi Lezhë-Shkodër/ Makina luksoze del nga rruga dhe shpërthen në flakë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com