Vendi gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme. Përgjithësisht moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Ngricat e mëngjesit do të jenë të pranishme kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë të shtunën nga kuadrati i veriut, dhe të dielën nga kuadrati i jugut përgjithësisht e lehtë e mesatare në pjesën bregdetare. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.