Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Çfarë po fshihet në krimin e Durrësit? Ngjela i bën thirrje kryeprokurorit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Shkarkimi i Metës, çështje ditësh”/ Deklarata e fortë e Ngjelës

Avokati Spartak Ngjela është ndalur në lëvizjen urgjente që bëri kryeprokurori Çela me marrjen e detyrës. Pas takimit me drejtues të Prokurisë së Durrësit, në një deklaratë për mediat Olsian Çela u shpreh i kënaqur nga rezultati i deritanishëm i punës, dhe shprehu mbështetjen që Prokuroria e Përgjithshme do ti ofrojë.

Ngjela thekson në komentin e tij, se nëse ai realizon hetimin ndaj krimit të organizuar në Durrës e Tiranë, atëherë Olsian Çela i ka shërbyer siç duhet vendit. Sipas tij, kjo përkthehet në faktin se ai dhe ekipi i tij do jenë drejtuesit moralë të shtetit shqiptar.

Më tej, avokati sqaron se çështjet shqiptare kërkojnë hetime të plota, e mbi të gjitha moralitet që vendoset me anë të ligjit. Lëkundjet e tokës shembën pallate e ndërtesa në Durrës e Thumanë. E ndërsa avokati kërkon të dijë se çfarë fshihet pas krimit në Durrës. Ai është i mendimit se Rama është është i përfshirë në këtë krim të madh. Por të shqetësuar, sipas tij, janë edhe Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha.

Statusi

“Prokurori i ri i Përgjithshëm duhet ta dijë që, nëse e realizon hetimin e imët të krimit të madh shtetëror me mafien e ndërtimit në Durrës dhe Tiranë, i ka bërë Shqipërisë shërbimin më të madh në njëqind vjet.
Por, edhe karrierës së tij në Shqipëri. Ai dhe ekipi i tij do të jenë pa dyshim drejtuesit moralë të shtetit shqiptar në një të ardhme të afërt. Por, a e kuptojnë dot këtë prokurorët shqiptarë!

Zhvillimi shqiptar sot kërkon moralitet dhe duhet ta kuptojnë të gjithë që moraliteti vendoset me anë të ligjit. Mungesa e ndëshkimit ka shtypur ligjin dhe legjitimitetin në Shqipëri, prandaj, ndëshkimi i autorëve të këtij krimi të madh, fillon etapën historike të vendosjes së moralitetit në drejtimin e shtetit shqiptar.

Çfarë po fshihet në krimin e Durrësit?
Nga shqetësimi i kryeministrit shqiptar, dhe nga gënjeshtrat e tij për historinë e pallateve të rrëzuar kuptohet se ai, vetë ose familjarisht, është i përfshirë në këtë krim të madh.
Por, të shqetësuar janë gjithashtu edhe Saliu, Meta dhe Basha, kuptohet që janë të përfshirë në pallatet e rrëzuar.

Kjo është gjendja e krimit, prandaj Rama është lëshuar si i çmendur për të zhdukur gjurmët. Po prokurorët, do të shiten apo do të tremben në këtë rast hetimor? Kjo do të varet nga forca që do të tregojë Prokurori i Përgjithshëm.

Në çdo hetim ngrihen pyetjet thelbësore ku duhet të mbështetet zbulimi i së vërtetës.
Në lidhje ne këtë çështje hetimore që ka filluar nga prokuroria, pyetjet që unë i ngre Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të hetimit janë këto:
Sa pallate iu janë rrëzuar shitësve familjarë të Ramës, Berishës dhe Metës në Plazhin e Durrësit?
Ku është gjetur pronësia mbi truallin në bregdet, dhe, si e ka historinë kjo pronësi në breg të detit, kur dihet se bregdeti ka qenë tokë shtetërore absolute?
Kur është shitur bregdeti, nga cili kryeministër, dhe si?
Cilat janë firmat e ndërtimit dhe pronarët e parë të pallateve të rrëzuar?
Çfarë lidhje kanë këto firma ndërtimi me kryeministrat Berisha, Rama dhe Meta?
Nga sa apartamente kanë disponuar familjarët e Ramës, Berishës dhe Metës në pallatet e rrëzuar, por edhe në ata që nuk janë rrëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit?
Sa janë përfshirë gratë dhe fëmijët e kryeministrave në tregun e ndërtimit në plazhin e Durrësit, dhe si?

Zoti Prokuror i Përgjithshëm; këto janë pyetjet që ngrenë shqiptarët sot. Çfarë mendoni për këto pyetje, a do të marrin një përgjigje që t’i qëndrojë të vërtetës?

Zoti Prokuror i Përgjithshëm; ju mendoni se unë po pyes kot?
Jo, unë nuk pyes kot, dhe i ngre këto pyetje që t’i hetojë edhe gazetaria.
Edhe gazetarët, televizionet dhe gazetat që do t’i japin me fakte përgjigjet e pyetjeve të më sipërme, do të lansohen në historinë e shpejtë të Shqipërisë. Të tjerat medie që do t’i fshehin, sigurisht që do të ndëshkohen bashkë me të inkriminuarit në këtë krim shtetëror.
Krimi i bashkëpunimit korruptiv të politikës së lartë me mafien e ndërtimit, duhet të hetohet domosdoshmërish; kjo është kërkesë imperative e kësaj kohe historike.

Tags: durresolsian celaSpartak Ngjelathumane

TË LIDHURA

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS
Aktualitet

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Next Post
Pajisja që parashikon tërmetet/ Ambasadori i Izraelit tregon se kur del në treg

Pajisja që parashikon tërmetet/ Ambasadori i Izraelit tregon se kur del në treg

Gati dosjet që do të hetojë SPAK, Hajdari: Goditje që nuk janë imagjinuar

Gati dosjet që do të hetojë SPAK, Hajdari: Goditje që nuk janë imagjinuar

Prapaskenat/ Eneda Tarifa dhe Fifi i japin fund miqësisë pas “Këngës Magjike”

Prapaskenat/ Eneda Tarifa dhe Fifi i japin fund miqësisë pas “Këngës Magjike”







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane
Kryesore

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

by mirseda
14:39 | 06/12/2025
0

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, festoi një dekadë aktivitet, në një event me mbi dy mijë të ftuar në...

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

13:46 | 06/12/2025
Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com