Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë ngazëllimi për mos hapjen e negociatave!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Finlanda befason në çastet e fundit: Shqipëria të përmbushë kushtet

Nga Ben Andoni

Shqipëria duhet të reformohet si evropiane në Shqipëri, e duhet ta harrojë Brukselin. Një gjë të tillë i duhet ta bëjë dhe Maqedonia në ditët në vazhdim. Anglia i dha një mësim të mirë kontinentit dhe paçka arsyeve na mësoi se pakti evropian ku ne kemi zhvendosur të gjithë energjitë tona ka humbur. Presidenti Macron në këtë sens ka deridiku të drejtë sepse i duhet të reformojë një institucion për të cilin vendi i tij dhe Gjermania kanë peshën kryesore.

Por Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të mendojnë tashmë e tutje për identitetin e tyre në këtë kohë të vështirë dhe strategjinë e të ardhmes. Jo se hapja e negociatave ka ndryshuar si objektiv apo do të ndryshojë diçka, porse familja e madhe evropiane nuk është aq shumë e dashur. Ka vend për Serbinë dhe Malin e Zi, por jo për vendet tona, ky është më shumë se paradoks, kur kujton atë që i bëri bashkimi i këtyre dy vendeve kontinentit vetëm pak vite më parë.

Por, ky do të ishte skenari pozitiv pas asaj që ndodhi, ndërsa e shëmtuar është ekspertiza e Opozitave shqiptare dhe maqedone, që megjithë të drejtat e tyre, nuk duhet të harrojnë se janë në këtë rast në një varkë. E çuditshme sesi opozitarët maqedonas e shqiptarë e kanë përjetuar, kurse deklaratat në Shqipëri e Maqedoni të opozitave nuk ndryshojnë.

E ndërsa në masë në Bruksel, Macron është treguar me gisht, Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se Franca nuk është fajtore për mos marrjen e datës, por krimi dhe korrupsioni, ashtu si njerëzit e Opozitës tonë, që edhe kur përfaqësonin vendin, nuk linin gjë pa thënë. Ngazëllimi për lajmin ka qenë pakufi në vendet tona, paçka mënyrës sësi mbulohet.

Të gjithë flasin për krimin dhe korrupsionin sikur ai të ketë lindur tani e të gjithë harrojnë se atë e keni prodhuar të gjithësi politikanë me politikat tuaja. Ndaj, të vjen pak ndohtë kur dëgjon shumë njerëz kaq të kënaqur. Kuptohet, që në masë janë ata që i kanë punët e tyre mirë dhe që nuk e identifikojnë veten me shqiptarët e maqedonët e thjeshtë.

Dhe, me sa duket, tashmë fillojnë protestat dhe kuptohet nga fillimi rruga për në Bruksel për të dy vendet, nëse energjia do të jetë e njëjtë. Opozitat shqiptare në të dy vendet mezi e pritën dështimin për të vazhduar udhën e tyre me anë të protestave, rrëmujave dhe jo vetëm kaq, për të treguar se vizioni i tyre është gjithsesi më i madh për integrimin. Miopia nuk e sheh dot që Evropa është një portë e mbyllur për ne, ndaj ne duhet të bëhemi evropianë në vendet tona, sikur të mos ekzistojë fare Brukseli.

Tags: ben andoniBrukseliMacronMaqedoniashqiperia

TË LIDHURA

Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, lideri i PD deklaratë për mediat
Aktualitet

Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, lideri i PD deklaratë për mediat

11:28 | 16/03/2026
Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika
Aktualitet

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

09:25 | 16/03/2026
Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Next Post
“Basha s’ka asnjë shpresë ekzistence si lidership”

“Kërkoi Shengen kundër Kosovës”/ Ngjela: Rama duhet të japë dorëheqjen

I tha “JO” Shqipërisë/ Eduard Kukan “sulmon” Macron: I neveritur nga qëndrimi i Francës

I tha “JO” Shqipërisë/ Eduard Kukan "sulmon" Macron: I neveritur nga qëndrimi i Francës

Kompanitë blejnë valutë, euro nuk ndal rritjen

Kompanitë blejnë valutë, euro nuk ndal rritjen







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, lideri i PD deklaratë për mediat
Aktualitet

Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, lideri i PD deklaratë për mediat

by mirseda
11:28 | 16/03/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, ku zbatoi masën për detyrim...

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit

10:16 | 16/03/2026
Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

09:25 | 16/03/2026
Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

08:14 | 16/03/2026
Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com