Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Vlorë takimin e tij të fundit elektoral për këto zgjedhje, nga ku deklaroi se pas ditës së votimeve do të nisë lufta mes opozitarëve.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë, foli dhe për aksionin opozitar të muajve të fundit, duke thënë se gjithçka e bënë për të shkatërruar Shqipërinë, ndërsa shtoi se udhëheqësit e opozitës do të futen në histori si njerëzit që tradhtuan Shqipërinë.
“Katër aventurierët e marrë, për Saliun nuk flas se e njihni vetë. Po të ishte ai sot këtu do thoshte në Vlorë u mblodhën 2 milionë njerëz, që në fakt janë 20 mijë. Nuk janë turistë politikë, të ardhur me autobusë si punonjës, por janë bio nga Vlora e historisë, nga deti e nga mali. Saliu iu njeh mirë, kështu që nuk ka nevojë për më shumë prezantime, por ja kujtojeni Vërrinë e shkretë. Po atë fytyrë ka dhe i dashuri im, Xhuljeta.
Për Fallxhoren nuk po ju flas, se sot mbaroi kafja turke. Sot ka mbetur vetëm xhezvja për t’i rënë njëri-tjetrit dhe do e shikoni shumë shpejt, pas të dielës si do fillojë lufta me xhezve, se çizmet mbetën në Kuvend”, deklaroi Rama.