Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ç’është kjo seancë?KPK lexonte shkarkimin e tij, prokurori përplaset me gardën

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ç’është kjo seancë?KPK lexonte shkarkimin e tij, prokurori përplaset me gardën

Ndërsa kryesuesja e trupës së KPK kishte filluar seancën duke konstatuar mungesën e subjektit, prokurori Dritan Gina u shty me forcë mes oficerëve të Gardës Republikës dhe u fut pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e shtynë jashtë në pak sekonda.

Më herët, Gina u dëgjua të debatonte me oficerët e Gardës së Republikës, pasi ishte paraqitur pa kartë ID dhe refuzoi që të kontrollohej. “Subjektet nuk kontrollohen”, tha Gina. Por oficerët thanë se zbatonin një rregullore.

Garda vuri në dijeni Komisionin dhe trupa e KPK vendosi të niste seancën pa praninë e Ginës, i cili ndodhej pas derës. Kur kryesuesja Etleda Çiftja po lexonte rrëzimin e disa kërkesave paraprake të Ginës nga një trupë tjetër gjykuese, prokurori shtyu oficerin që ndodhej jashtë dhe tentoi të hynte me forcë në sallë.

Garda e ndaloi dhe Çiftja tha me zë se Gina tentoi të hynte me forcë, si shënim për proceverbalin e seancës. Trupa me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin procedoi me njoftimin e shkarkimit të Ginës, i cili u gjet ne probleme të pasurisë dhe figurës.

Ky i fundit jashtë seancës këmbënguli se subjektet nuk kontrolloheshin dhe se seanca pa praninë e tij ishte e padrejtë. “Mezi paskan prit”, tha ai pasi u njoftua për vendimin.

Dritan Gina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, ai e ushtroi funksionin si prokuror në Prokurorinë e Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe prokuror në Tiranë.

Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit nisi një procedim për fshehje të pasurisë.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina e kontestuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Markut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Ndërsa procedimi penal u mbyll pa rezultate, bashkëshortja e subjektit, Rovena Gashi u shkarkua nga vetingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë. /reporter.al

Tags: Dritan GinaKPKProkuror

TË LIDHURA

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve”/ Berisha: Të gjithë në shesh në orën 18:00
Politikë

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve”/ Berisha: Të gjithë në shesh në orën 18:00

17:19 | 20/02/2026
Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar
Aktualitet

Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

17:00 | 20/02/2026
Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ U sulmua nga tre persona sapo doli nga makina
Aktualitet

Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ U sulmua nga tre persona sapo doli nga makina

16:56 | 20/02/2026
Next Post
Ekzekutimi i Delon Troqes/ Lala jep detaje: Mund të jetë urdhëruar në Spanjë

“Prisni të dalë ndonjë i dënuar”, Klodiana Lala zbulon skandalin te 313-ta

Kur do lehtësohen masat anti-covid? Ja çfarë do ndodhë nesër

Shtrëngim masash pas rritjes së rasteve me Covid?Mblidhet Komiteti i Ekspertëve

Berisha në selinë e PD, takim urgjent me Bashën

Luftë për PD-në/Basha 'i mbyll të gjitha rrugët' ish-liderit







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”
Bota

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”

by mirseda
17:44 | 20/02/2026
0

Donald Trump do të udhëtojë në Kinë nga 31 marsi deri më 2 prill njoftoi një zyrtar...

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve”/ Berisha: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve”/ Berisha: Të gjithë në shesh në orën 18:00

17:19 | 20/02/2026
Pas përjashtimit të Kristit, reagon Krusita!

Pas përjashtimit të Kristit, reagon Krusita!

17:03 | 20/02/2026
Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

17:00 | 20/02/2026
Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ U sulmua nga tre persona sapo doli nga makina

Detaje nga vrasja e Egli Pashollarit/ U sulmua nga tre persona sapo doli nga makina

16:56 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com