Komiteti Teknik i Ekspertëve, pritet të mblidhet mesditën e sotme, lidhur me situatën e krijuar nga pandemia në vend. Komiteti i Ekspertëve do të informojë mbi situatën aktuale të përhapjes së virusit, si dhe nëse do të ketë masa të reja.
Ende nuk dihen detaje nga ato që do të komunikojë ky Komitet, por së fundmi është vënë re një rritje e dukshme e të infektuarve me koronavirus.
Një rritje të lehtë ka edhe numri i fataliteteve. Ministria e Shëndetësisë apelon të mos neglizhohet asnjë simptomë, duke iu drejtuar mjekëve, ndërsa kërkon që të gjithë të shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar.