E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Prisni të dalë ndonjë i dënuar”, Klodiana Lala zbulon skandalin te 313-ta

Klodiana Lala, me anë të fotove të shpërndara në rrjetin social, ka paralajmëruar për ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, pasi nuk është aspak surprizë që ndonjë i dënuar të dalë nga gropa që është hapur në themelet e burgut 313.

Gazetarja denoncon përmes fotove, babëzinë e pafund që po ndodh me ndërtimet e shumta. Gropa që është hapur, përkon me themelet e burgut 313. E shqetësuar, ajo thotë se nuk është çudi kur të dalë ndonjë i dënuar nga ndonjë tunel.

“Kjo gropa është hapur në themelet e burgut 313. Prisni ndonjë ditë kur të nxjerrë kokën ndonjë i dënuar. Një tunel dhe fap del në liri ndonjë vrasës apo grabitës i dhunshëm. Babëzia këtu ska fund. Si mundet me u zaptu çdo cm tokë. Po si nuk latë një pëllembë vend për fëmijët që të kenë mundësinë të luajnë në një park të gjelberuar? Na moret frymën nga betoni… Foto bërë nga kati i 3 i gjykatës së Tiranës (dhoma penale)”, shkruan Klodiana Lala.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...